Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor me astrologen Meri Gjini,e cila në studion e ‘’ Rreze Diellit’’ u shpreh se na pret një muaj relativisht i mirë. Pjesa e parë e muajit, në 15 ditët e para duhet të tregojmë më shumë kujdes më shumë për gjendjen emocionale, ndërsa pjesa dytë e muajit pritet të jetë më e qetë.
Parashikimi i horoskopit për cdo shenjë:
Dashi:Të presin me entuziazëm datën 15. Ndërsa për zhvillimet profesionale dhe të karrierës do të jetë shumë më I prekshëm dhe I ndjeshëm në 10 ditëshin e parë, që do të bëjë edhe shërbime konkrete.
Demi- Me raportet familjare, me detyrimet familjare, me cështjet me problematikat që I përket shtëpisë është 15 ditëshi parë, ndërsa 15 ditëshi do të marrin benefite pikërisht nga raportet e tyre sociale apo do gjejnë zgjidhje në proceset ekonomike nga miq dhe shokë. Do të rezultojë shumë e rëndësishme data 13 me 17 për demat, përsa I përket pjesës së lekut të tyre, edhe pse në pjesën e parë duhet ta menaxhojnë me rregull, pjesën e harxhimeve shpenzimeve por në fakt, por kam bindjen që duhet të jenë të kujdesshëm edhe me portofilin e tyre, ta sigurojnë mirë.
Binjakët- Në pjesën më të madhe të muajit do të kenë një tendencë për të treguar nevojat e tyre, për të rregulluar veten e tyre. Por në fakt përpara se të shprehin nevojat e tyre duhet të kenë pak empati për nevojat e njerëzve të familjes, pasi do të shohin se nevojat e familjes do të jenë më të mëdha. Tonacionet e kontrolluara në mënyrë që ta kalojnë sa më mirë 15 ditëshin e parë, ndërsa 15 ditëshi I dytë do të jetë më I mirë, do të kenë zhvillime në punë dhe do të shënojë një periudhë mjaft të mirë për ta.
Gaforrja- Me pak grindje si ndjesi e parë në mënyrën se si ndjehen me veten. Duhet të jenë të kujdeshsëm me fizikun e tyre, me shëndetin e tyre deri rreth datës 17. Megjithatë do të ishte mirë që të lindurit në ditët e fundit të kësaj shenje, të tregojnë kujdes. Por njëkohësisht kanë një benefit shumë të mirë me punën, nga data 17 deri në datën 21 të dhjetorit.
Luani- Rreth datës 17 dhe 23 kam bindjen që do të përpiqet të japi sqarime, do tju rekomandoja që të mos harxhojnë pikën e energjisë për të sqaruar njerëzit, cfarë duan të thonë, le ta thonë me veprimet e tyre, le të tregojnë vlerat e tyre. Për luanët është shumë e rëndësishme, se sim und të degëzojnë apo të zhvillojnë, zhvillimet profesionale në shërbim të rritjes së ekonomisë, statusit dhe emrit të tyre.
Virgjëresha- Deri në datën 21 dhjetor do të mbyllin shumë nga cështjet e lëna pezull.Do të rezultojë shumë e rëndësishme data 17 deri në 19 dhe pas kësaj date, do të jenë më shumë në pjesën që duhet të merren me veten, me gjërat e bukura, futen në periudhën festive.
Peshorja- Cështjet zyrtare janë në rrugëne duhur. Mos të futen faren në analiza emocionale, të frikërave të tyre. Cdo analiza ta bëjnë pas datës 15, sepse do të jenë shumë më të qartë dhe më të saktë në konkluzionet e tyre, Ndërkohë që pas kësaj date edhe periudha e ekonomisë do të jetë më e lehtë për ta.
Akrepi- Ndihen pak të ezauruar. Në datat 15, 16, 17situata e tyre ekonomike do të jetë me e qartë dhe kjo është periudha e duhur për ta për nisur blerjet, kështu do të shmangin edhe grindjet për shpenzimet e tepërta.
Shigjetari- Janë në muajin e tyre. Ajo që është e rëndësishme është ngjyrosja emocionale, do të kenë vend për ta jetuar shumë bukur pjesën personale dhe intime të tyre.
Bricjapi- Përsa I përket detyrimeve të familjes, do të vazhdojnë deri me datën 12-13 të dhjetorit dhe do tju rekomandoja që të gjejnë një formë më të zbutur në nevojën që kanë për të vendosur pikat mbi i sepse tendenca është që duan të përcaktojnë kufinjtë, të mos merren shumë me këto lloj ndarjesh.
Ujori- Pjesa më e madhe e ujorëve do ta mbyllin muajin me një ide të qartë, përsa I përket zhvillimeve profesionale të tyre, cfarë do ti jap mundësinë që të kenë siguri.Një pjesë e mirë sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e parë të muajit, do ta kenë shumë të qartë qëllimin e tyre.
Peshqit- Do ta gjejnë veten duke ndihmuar ata më në nevojë. Nuk do të kenë shumë dëshirë të jenë me njerëz në pjesën e dytë të muajit, edhe pse sdo të jetë dëshira e tyre do ta gjejnë veten të tërhequr nga grupimet sociale dhe familjare.