Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia ditën që Komisioni i Vetingut ka vendosur përfundimin e hetimeve për pasurinë përrallore të gjyqtarit, duke mos u ndalur në dy kriteret e tjera, pasi gjetjet rreth pasurisë ishin të mjaftueshme për të vendosur për fatin e ‘fenomenit’ Gjoni. Në datën 17 korrik 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të mbyllë hetimet 17-mujore për pasurinë e Gjin Gjonit, ndërsa ky i fundit, po atë ditë, i ka paraqitur dorëheqjen Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nuk dihet ende se çfarë përmban dosja Vetingut për pasurinë e Gjin Gjonit, por gjyqtari është kallëzuar në vitin 2014 për pastrim parash, fshehje dhe mashtrim me pasurinë, në një vlerë mbi 2 milionë euro.
Gjin Gjoni e mbuloi dorëheqjen e tij nga frika e Vetingut dhe pamundësia për të justifikuar pasurinë me dy alibi. Fillimisht tha se Vetingu ishte politik dhe i njëanshëm, se ishte shpallur armik i partisë etj. Më vonë, përmes një tjetër kërkese drejtuar KLGJ, Gjin Gjoni pretendon se dha dorëheqjen pasi ishte propozuar nga Partia Demokratike si kandidat për deputet. Por, ky dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, hedh poshtë të dyja alibitë. Pas mbylljes së hetimeve, Komisioni Vetingut, në 20 korrik 2020, ka njoftuar Gjin Gjonin për mes e-mailit për mbylljen e hetimeve dhe se kishte të drejtën të provonte të kundërtën rezultateve të hetimit për pasurinë.
Në datën 27 korrik 2020, Gjin Gjoni ka tërhequr një kopje të dosjes së pasurisë dhe ka kërkuar kohë deri në 10 gusht 2020 për paraqitjen e shpjegimeve. Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia e kanë pranuar këtë kërkesë të gjyqtarit. Ndërkohë që Komisioni ishte në pritje të prapësimeve të rezultateve të hetimit nga Gjin Gjoni, në 30 korrik 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar KPK se ka vendosur miratimin e dorëheqjes së gjyqtarit po atë ditë, pra në 30 korrik 2020. Edhe pse nuk ishte më gjyqtar, Gjin Gjoni, në datat 10, 12 dhe 13 gusht 2020, Gjin Gjoni i ka nisur me e-mail shpjegimet e tij për pasurinë, shpjegime të cilat tashmë ishin nul.
Nga ana tjetër, edhe pse Gjin Gjoni kishte dhënë dorëheqjen, Komisioni i Vetingut e ftoi atë në 22 shator 2020, të paraqitej në seancë dëgjimore dhe të deklaronte publikisht dorëheqjen. Por, Gjin Gjoni i ka nisur një e-mail Komisionit të Vetingut, ku shkruante se “Që nga data 31.7.2020 nuk jam më në sistemin e drejtësisë dhe si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë me një vendim të KLGj-së, i cili nuk është ankimuar. Ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka dhënë në mënyrë taksative mënyrën si vepron KPK-ja në këto raste”.
Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, në datën 30 shtator 2020, ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut si dhe të përjashtojë Gjin Gjonin për 15 vite nga drejtësia. Me këtë vendim, Komisioni i Vetingut ka dhënë fund karrierës 27-vjeçare të Gjin Gjonit, një prej gjyqtarëve më të lakuar për pasuri të dyshimtë dhe vendime të shumëdebatuara të drejtësisë shqiptare.
Dy versionet e Gjin Gjonit për dorëheqjen
1. Përgjatë 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit. Kam ditur t'i qëndroj me profesionalizëm presionit. Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps. Lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Për 7 vite me radhë i jam nënshtruar sulmeve politike nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t'i shërbyer publikut është që të dorëhiqem duke mos lënë padrejtësinë që të marrë përpara këdo vetëm nga frika e 'pushkatimit pa gjyq'. Trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar, 80% kanë qenë nëpunës të kësaj administrate".
2. Marçela Shehu: “Pranë KLGJ, në datë 20.07.2019 është depozituar një kërkesë nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë z. Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Ndërkohë, më datë 23.07.2020, pranë Këshillit është depozituar një kërkesë tjetër nga Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar se dorëheqja e tij nga statusi i magjistratit të shqyrtohet dhe të jepet me efektet e menjëhershme... Si motiv të dorëheqjes së tij, z, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike në Qarkun e Lezhës. Në këto kushte ai ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së parevokueshme me efekt të menjëhershëm”.
Pasuria e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më të pasur të drejtësisë shqiptare, ndonëse kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2003, rezultonte i pastrehë. 9 vjet më pas, në vitin 2012, ka deklaruar bashkë me bashkëshorten Elona Çaushi, blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro si dhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro. Në vitin 2010 kanë deklaruar makinë 62 000 euro. Në vitin 2011, deklarojnë blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 53 200 000 lekë ose rreth 500 mijë USD etj. Gjin Gjoni ka deklaruar se pasuria e tij buron nga bashkëshortja, Elona Çaushi, pasi është e pasur. Por, në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kallëzoi penalisht Gjin Gjonin dhe Elona Çaushit, me pretendimin se deri në atë kohë ata nuk justifikonin një pasuri me vlerë 2.4 milionë euro, ndërsa i akuzoi për falsifikim dokumentesh, pastrim parash, mashtrim me pasurinë etj.
Karriera e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës, fakt të cilin është kujdesur për ta fshehur gjithmonë. Në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa kryer arsimin përkatës, por me kursin e famshëm të ‘Plepave’ në Durrës. Edhe kursin Gjin Gjoni e ka fshehur me kujdes. Por, misteri më i madh me arsimimin e Gjin Gjonit lidhet me kryerjen e fakultetit. Gjin Gjoni ka deklaruar se ka bërë vetëm një vit shkollë të lartë për jurist, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4-vjet, gjithnjë nëse merr numrin e provimeve të domosdoshme. Në maj të 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruan se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994. Dhe çudia vazhdon. Pas ‘diplomimit’ për një vit, Gjin Gjoni kryen edhe një master në “E drejta e Biznesi Evropian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 2010-2011. Edhe sot e kësaj dite, Gjin Gjoni nuk e ka sqaruar publikuan se si ka mundësi që është ‘diplomuar’ për një vit.
Mungesa e një arsimimi të besueshëm nuk e ka penguar Gjin Gjonin të bëjë një karrierë të shkëlqyer në drejtësinë shqiptare. Në vitin 1994 nga ndihmës gjyqtar bëhet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2009, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra bëhet pjesë e qeverisjes së drejtësisë. Po në vitin 2013, ishte zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2015, Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit. Në vitin 2016 zgjidhet përmes një shorti të dyshimtë anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Në vitin 1996-1997 Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe në vitet 1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera.
o moj Shqiperi e mjera Shqiperi, ç te bene malokeria me saline...MALLKUAR QOFSHI NE BREZA !!!
PërgjigjuKy ja kalon te gjithe njerezve te drejtesise,qe jane hequr,ose vetehequr.Ata e pesuan vetem per pasurine dhe lidhjet me kriminelet,por ama studimet I kishin mbaruar ne drejtesi(edhe kursin e plepave).Ky me nje vit studim,me nje kurs 6-mujor,me nje master qe s'vlen pa bere 4 vjet,dhe prape ka ngjitur majat e majave deri ne zyrat e drejtesise te Ballkanit,e deri <<petagog>>,e ne gjykatat e keshillat e larta.Ky duhet bere si posteri i<<UNCLE SAM>> ,por per korrupsion e mashtim.S.d.q. nje gje me bezdis:15 vjet jane pak per kete qe eshte Akoma relativisht I ri,dhe duke pare kembenguljen prej mushke te gruas te tij per dyqanet ne Rinas,e miqesite e tij ne drejtesi e politike,kush apo cfare ka per ta penguar kete qe te rikthehet prape?
PërgjigjuPo pse duhet vepru me dy standarte gjithmone. Po ai spak k@rit kur te sjell formularin tjep afat 48 te justifikosh pasurine ndryshe ta sekuestron, dmth osht bo si tip agjencie kriminale gjobevenie por e certifikuar ligjerisht, kurse tipave si ky hajduti me kostum as çakmakun si morin. Pse ato qe paskan preçedente kriminale duhen trajtu ndryshe nga ky qe osht koke e kome me kriminel se kriminelet??
PërgjigjuPervecse ka vjedhur tani ben dhe viktimen.SPAK duhet te bej detyren per kete te koruptuar.Neveri dhe per PD qe e propozon per deputet kete monster pavaresisht se e pa qe beri gafe dhe u terhoq
PërgjigjuVej bast cfare kam qe ky nuk di as te lexoje dhe as te shkruaje,po nuk e ka ky fajin,ppr ata qe e zgjodhen per marionete... Shpresoj te hetohet dhe te nxjerre ne shesh ata qe e komanduan
PërgjigjuPo shume e drejte ka punuar me ndershmeri Xhin Xhoni duke vjedhur grabitur pronat e pronareve te ligjshem.
PërgjigjuA lahet figura e tij me nje doreheqeje mafioze per ti shpetuar gjykimit te drejtesise? Nqs nuk vihet ne banken e akuzes per te dhene llogari per pasurine e vjedhur nder vite dhe ti nenshtroget forces se ligjit shoqeruar me sekuestro te milonave te krijuar me gjoba dhe korupsion... reforma ne drejtesi do mbetet me nder nje leter higjenike!!
PërgjigjuPas 15 vitesh nderprerje ai dote hidhet ne sulm si ujk per ti zevendesuar ato 15 vitet e largimit nga drejtesia,por ai gjob,venes nuk duhet te jete me ne sistemin e drejtesise ,keto dhoj banditesh.
Përgjigju