Një fjalë e urtë thotë “kur nuk ke punë, luaj derën”. Dhe kjo është e vërtetë, aq sa është reale tek sheh çdo të martë paradite, të mblidhen dhjetra militantë të Rithemelimit para derës së bashkisë Tiranë. Vijnë me shashka dhe molotovë me vehte, dhe i sulen derës së bashkisë. I sulen gardhit të policisë, i sulen mureve të institucionit, duke hedhur parrulla, molotovë, sharje banale, etj..Thjesht, parazitë. Kur nuk ke as punë, kur nuk e do punën edhe kur ta afrojnë, kur ngopesh me “2 mijë lekësha” sa për të blerë cigare ose fara luledielli, natyrisht do të merresh edhe me derën e bashkisë.
Erion Veliaj ka ardhur me votë, dhe do të largohet me votë, por jo me molotovë, sharje, dhe paralajmërime. U bëmë gazi i botës. Kalojnë turistët në bulevard, dhe dëgjojnë britma, sharje, shohin tek hidhen molotovët drejt policëve, drejt derës së bashkisë. Dhe pse ? Sepse duhet të zbatojnë skenarin e rrugicës, dhe të largojnë me dhunë një kryetar legjitim. E bënë Tiranën të ndotur nga gazra helmues të molotovëve dhe shashkave artizanale, krijojnë ndotje akustike në mes të Tiranës, duke dhënë përshtypjen e kryeqytetit të 25 viteve më parë, ku qelbej qendra nga kioskat dhe aktivitetet e pista.
Parazitët po e ndotin kryeqytetin, po trembin turistët, po djegin institucionet, dhe po japin përmes fjalimeve të tyre bajate, “leksione lirie, demokracie”. Parazitët po kërcënojnë SPAK-un, po paralajmerojnë Dumanin dhe çdo prokuror të tij, për të “arrestuar Erion Veliajn ndryshe do të përballet me pasoja”. Më turp për një grupim politik nuk ka. Parazitët mblidhen dhe shajnë këdo, paralajmerojnë këdo, janë të gatshëm të djegin këdo që u del para, vetëm për interesat e pasanikërve të Rithemelmit.
Protesta e tyre, do të ishte e vlefshme, në rast se do të ishte paqësore, ashtu siç protestohet sot në Europë. Protesta e tyre do të ishte legjitime, në rast se do të kishte akuza të faktuara për Erion Veliajn, dhe jo abuzime me fjalën e lirë, dhe akuza të stisura zyrave të Rithemelimit.
Parazitët, nuk duan institucione të pavarura, nuk duan drejtësi të pavarur, nuk duan rend dhe qetësi, nuk duan qytet të pastër dhe rrugë të shtruara. Ata janë gati të shembin edhe ndërtesën e bashkisë së Tiranës apo dhe kryeministrinë, vetëm e vetëm të “ngopin” oreksin e ish-liderit majë ballkonit. Parazitët, nuk mund të tolerohen më, të trembin çdo të martë edhe foshnjat në krahët e nënave, me britmat dhe ulurimat e tyre histerike.
Kjo që ndodh mes Tiranës është një turp i madh, që veçse shvlerëson maksimalisht në sytë e shqiptarëve, jo vetëm Rithemelimin, por edhe ndonjë tjetër që e mbështet atë përmes burimeve “alternative”.