Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordimin me policinë ushtarake

6 Gusht 2023, 12:10| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:39

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se operacioni i ndërmarrë dje (5 gusht 2023) që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake.

Në një prononcim për median Balla synoi të theksonte se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.

"Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër” tha Balla.

Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policsië për nder të ish drejtorit Fadil Cana Balla u kujdes të nënvizonte se dhe goditja do të vijojë.

Zbulimi i parcelës me 125 bimë kanabis brenda në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës çoi në pranga tre ushtarakë ndërsa 4 do të hetohen në gjëndje të lirë mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, me detyrë shefa seksioni ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë, Komandant Reparti zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.

Të arrestuar
- Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
- Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
- Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
U proceduan penalisht në liri:
- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

"Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak" informoi dje policia e Shtetit.

Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e ushtarakëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtari: 07/08/2023 07:01

    TAUA NE AKSION PER TE MBROJT LISHENCAT E HASHASHIT TE LEGALIZUAR PO SHKATERRON HASHASHIN QE KANE USHTARET DHE FSHATARET HARROJ TAUA QE GOLI BRENDA SHPIS I PRISH PUNET E QEVERIS ,O TAO JAN TE NATOS ATA TE USHTRIS PAVARSISHT,SE I KISHIT LEN TE HANE FASULE DHE ORIS????????????APO JAN NE GARE ME TR POLICIS KUSH E BEN VETEN ME SHUME PIS ,ATA TE TUT KAN IK CIK NGA TRUT DUKE SHIT INFORMACION PO LEVIZIN ME BENCA SLLON PO USHTARI ME BIDON KUR DA BLEJ NJE SLLON NUK PO KAPIN ASNJE MISION SE DUET PARJA NE TIRON ,PA DASHNORE JETA NUK KALON ......9 KLASE KENA O DERMON NA SHKOJE JETA NE POLIGON E STERVITJE ME AMERIKON NA U THARTUAN TRUT GJIZ RAKI E PORDH ME RIGON DUKE DËGJUAR KAPTERRAT OFICERAT PERDIT LEKSION SE TE VRASIM ARMIKUN TON ????????????????ARMIKU JONE DOLI NJE DREQ DRONE ME CA ITALION HASHASHIN SEC NA I PAN E TY ERDHEN TE THANE

    Përgjigju
  • Iris: 07/08/2023 01:50

    Kjo ngjarje me solli nder mend rastin kur kishin vjedhur arme ne Pashaliman.Forcat tona te armatosura lene shume per te deshiruar.Nuk e di nese e kane patur ndonjehere ashpersine,rregullin,pergjegjesine dhe kerkesen e llogarise qe i karakterizon ushtrite e tjera,por duket qe keto veti dhe respektin qe vjen me uniformen, e humben diten qe Xhaxhi vendosi te imitoje shokun Mao dhe cmendurine e tij me emrin /Revolucioni kulturor/,ne mes shume ideve te tjera po aq te cmendura qe kopjoi dhe vendosi t'ju heqe gradat e simbolet e tyre ushtarake dhe sikur te mos mjaftonte kjo,Saliu i shpuri te gjithe forcat e armatosura,te tokes,detit e ajrit per skap fizikisht e shpirterisht,duke mos lene ne kembe as edhe nje cete per te cilen te ishim krenare e te thoshnim qe mund te ruaje dhite,jo me teper,pa llogaritur korrupsionin qe ishte rampant.FA sot akoma nuk e kane marre veten edhe pse u futem ne NATO e kemi pasur ndihme e inkurajime nga jashte e disa permiresime mes vedi modeste.Nje pyetje kam:Zona ku u gjet kanabisi ishte e rrethuar si zone ushtarake me gardh,apo ishte e tille vetem ne emer dhe ishte e hapur per kedo?

    Përgjigju
  • aliu: 06/08/2023 13:08

    Se kemi dhe ne ushtri dje e mora vesh. Shikon ca gjenerale te veshur seriozë, thua ti të marrin ne qafe. Keta te tanet nuk quhen ushtare, por ca njerez te veshur me rroba laramane, qe vegjetojne gjoja si ushtri e Natos, dredhin zinxhirin gjithe diten, rrine duke pirë raki me gjizë e hudhra dhe buzet e yndyrnat i fshijnë me jakën ose mëngët e uniformës. Barku u vjen te goja e nuk e kanë haberin se quhen ushtarë. Biles kemi dhe nje Ministri Mbrojtje qe nje zot e di se për çfarë e marrin rrogën dhe nje te ashtuquajtur Policia Ushtarake të qethur shkurt, te pastër nga jashtë, se nga brenda janë zhul, që vërdallosen kot me makina jeshile që vjedhin nafën e vegjetojnë.

    Përgjigju
  • Fredi: 06/08/2023 13:04

    Sec me kujton Sajmir Tahirin ky Taulanti. Zedhenes i policise ne cdo gje, shoqeruar me police e pune. Apo cflet brrockulla pa asnje lidhje me ligjin. Duke kryer perdite shkelje te ligjit dhe shperdoruar detyren. Psh "kemi patur bashkepunim te ngushte me policine ushtarake" thote. Ka patur ky puffja si minister? Ministria ku punon?? Hakde pyke po rrap fare per nga trashesia.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 06/08/2023 20:49

      Fredi ,komenti jot pa lidhje ,jeni bere te gjithe shkencetar dhe jepni urdhra te thuash se puna e qeverise diskutohet nga injorantet qe nuk dine se çfar flasin , ku qendron lidhja e dy ministrave ? apo me fantazine tende prej te mencuri ?o galloshe ke nje mendje brilante si bajga e lopes .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?