Parcela me kanabis sativa në Zall Herr, ‘shkrihet’ reparti ushtarak! Lirohen nga detyra 4 ushtarakë, për 10 propozohet lirimi

9 Gusht 2023, 13:00| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 15:25

  • Share

Në një mbledhje urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas skandalit të zbulimit të 125 bimëve me kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit, janë liruar nga detyra 4 ushtarakët që tashmë po hetohen në gjendje të lirë nga policia, si dhe është propozuar lirimi edhe për 10 të tjerë, jo vetëm pjesë e Forcave të Armatosura, por edhe të Policisë Ushtarake. Report Tv mëson se janë liruar nga detyra specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën, zv. Komandanti i togës në Kompaninë e Mbështetjes, si dhe magazinier dhe shoferi në Kompaninë e Mbështetjes.

Gjatë mbledhjes urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, për 10 ushtarakë u propozuan për lirim nga detyra, 6 të Forcave Tokësore dhe 4 të tjerë të Policisë Ushtarake, praktikisht shkrirje e instancave drejtuese.

Mes propozimeve për lirim nga detyra janë Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, Shefi i Shtabit Ushtarak, specialist dhe inspektorë, si dhe agjentë krimesh të policisë ushtarake. Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit u asgjësuan brenda territorit në administrim të repartit të Zall Herrit një numër prej 125 rrënjësh kanabis. Zbulimi i tyre u bë fillimisht nga avionët e Guardia di Finanza, të cilët prej fillimit të majin nuk kanë lënë pëllëmbë tokë të territorit shqiptar pa kontrolluar dhe më pas me dronët e policisë janë saktësuar edhe koordinatat e sakta, të cilat konfirmonin se kanabisi po kultivohej brenda repartit.

 Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan për shpërdorim detyre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, për të cilët u caktua masa “arrest në burg”. Ata argumentuan para gjykatës se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vështirë kanë njoftuar eprorët e tyre. Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej në muajin maj në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.

Parcela me kanabis i kultivuar në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbulua më 5 gusht 2023 si rezultat i operacioni ‘Fokusi’. Kontrollet me dron të policisë evidentuan një zonë ku dallohej se ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa policia sekuestroi 125 bimë kanabis. 

Të arrestuar janë Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa do të hetohen në liri Komandant Reparti dhe zv/ komandanti i togës. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2023 01:26

    Ja dhe idiotesia e rradhes,me kujtojne praktiken e ushtrise romake qe vriste nje ne dhjete thjesht per t'i bere shembull edhe pse mund te ishin te pafajshem! Ne rradhe te pare,nuk shpjegohet qarte ne se zona ushtarake ku u gjet kanabisi eshte e rrethuar,ose jo.Nese eshte e rrethuar, mund te jete mbjellur nga ushtare te repartit e per kete duhet hetim,nese nuk eshte e rrethuar dhe eshte zone ushtarake vetem ne dokumenta,,pra e hapur,atehere pervec ushtareve mund te mbillte aty cdo /Tom,Dick and Harry/ qe s'ka te beje asgje me repartin.Eshte tjeter gje pastaj nese e kane pare te akuzuarit e nuk kane /vene ujin ne zjarr/.Keshtu sic veprojne keta eshte idiotesi,eshte si te qellosh me arme dike e pastaj te vrasesh mendjen per arsyen.

    Përgjigju
    • Larido: 10/08/2023 10:59

      Mire e ka kap ti Iris: territor i hap apo i rrethum?? Sigurisht qe eshte i hapur. Ne tere korpusin ligjor, manovrat per tokat ushtarake jane me "qitje te larget. Kanabisi u mboll, zbulua vate ajo pune. Thjesht nje taktike per te dhene me ndonje "strategjiku" territorin e Zall Herr.

  • Ushtarak: 09/08/2023 15:12

    Gjeneralët e Ushtris kane Rastin te Ngren zerin per Situaten e Ushtrisë, duke filluar Nga vete Ata Nr i tyre nuk i pergjigjet Forcave Aktive Qe kemi nje gjeneral duhet te ket ne varsi jo me pak se 12 mij trupa Ne kemi vetem 8 mij. kolonelet; Nen kolonelet " nuk ka repart qe nuk ka nga 10 nga Ata' Ne nje Repart do mjaftonte nje per drejtim, Te hiqen Nga drejtimi oficert Pa Akademi ushtarake " Ata qe kane dale me kurse 6 mujore jane te pa Afte per drejtim trupash, sidomos Ne Reparte Operacional..Nen/ Oficeret me Ato kurset e Famshme NE ANO neper klasa si femije shkolle edhe pjesmarja 100% kalueshmeria 100% Per shkak te Nevojes per njerez Ne deme te Cilsis...te Ndalohet kjo forme e shemtuar te futet gara merita dhe te jene selektiv kurset .Ushtaret e Kadetet te rritet kerkesa Ndaj tyre Si Ndaj standarteve Fizike e mendore por edhe Atyre morale ,kursi selektiv pa nderhyrje: TRUPA qe meret me trajtimin e tyre te jete Nga me te miret Ne ushtri jo PIJANEC IMORAL qofshin oficer Nen/Oficer te cdo grade kush kapet te lirohet pa Nderyrje sps Qe ne Ato faza vjen prishja e ushtris Rekruti kadeti po krijoj iden Qe cdo gje falet rregullohet po u servilose po spiunove apo po krijove raport personal me komandantin je ok me komandantin dhe Ushtrin.pa ber detyren Apo pa kapur Normat..Personeli femer te perfshihet i barabart ne detyra dhe sherbime cdo grad njesoj me meshkujt sps lenia e tyre te pa Angazhura sjelle pa kenaqsi dhe ngarkes me sherbime per pjesen Mashkullore ; Me rritjen e Pages kerkohet me shume Nga te gjithe ,me investimet Ne Armatim kerkohet Demostrim Ne implementim te tyre Ne stervitje dhe OMP brenda Natos Si nje Ushtri Dinjitoze Dhe e fundit Korrupsioni per Ato misionet ,Ne rekrutim sidomos per kadet se ushtar po u luten per te Ardhe....qe eshte gabim qe duhet rregulluar Shpresojm Qe per 2 vite te SHIKOJM ne parad se kemi harruar

    Përgjigju
    • Ish-ushtarak: 09/08/2023 19:45

      Qe mund te jesh ushtarak ka mundesi, dhe me qfare ke shkruar e ke vertetuar vete, shqipja e perdorur ne te shkruar le shum per te deshiruar!

    • Doda: 09/08/2023 18:05

      Ne Kishe Xhami dhe ne Ushtri nuk mund te sherbejne kushdo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?