Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët lihen në burg: E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer, lajmëruam eprorët

7 Gusht 2023, 10:58| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 11:47

  • Share

TIRANË- Tre ushtarakët e repartit të Zall Herrit, ku u gjet i kultivuar kanabis, janë njohur sot me masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘arrest me burg’ për tre ushtarakët Gramoz Mullai, 52 vjeç; Rustem Koçi, 25 vjeç, dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre.

Report Tv ka mësuar se të tre ushtarakët nuk kanë pranuar para trupës gjykuese se janë fajtor për kultivimin e lëndës narkotike. Madje, ushtarakët kanë deklaruar se kishin lajmëruar eprorët e tyre për pamundësinë për të kontrolluar 140 hektarë tokë për shkak të terrenit të thyer që nuk i lejonte të bënin kontrolle të imtësishme.

Ndërkohë, mbrojtja ka thënë se tre ushtarakët nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike pa një akt ekspertim. Por, pavarësisht pretendimeve të palëve, Gjykata vendosi masën arrest me burg, ndërsa hetimet vijojnë. Deri më tani janë shoqëruar 13 persona në lidhje me kanabis sativën, por të gjithë janë lënë të lirë. Për hetuesit është akoma e paqartë se kush është autori i kultivimit. Bimët ishin mbjellë në muajin maj dhe janë varietet 6 mujor.

Kanabisi i kultivuar në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbulua dy ditë më parë (5 gusht 2023) si rezultat i operacioni ‘Fokusi’. Kontrollet me dron kishin evidentuar një zonë ku dallohej se ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa policia sekuestroi 125 bimë kanabis. 4 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe komandanti i repartit dhe zëvendës komandanti i togës.  Pas zbulimit të parcelës me kanabis, për herë të parë në një repart ushtarak, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi pezullimin nga ushtria të personave të përfshirë.

Të arrestuar
1-Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
2- Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
3- Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Në hetim në gjendje të lirë
1- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
2- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
3- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
4- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Ora 15:22
Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, PL: Ngjarje shumë e rëndë, Peleshi dhe Rama të përfshirë në aferë! Ministri të japë dorëheqjen

1691414671_tediblushi1770x386.jpg

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një reagim sa i takon kanabisit të zbuluar në repartin ushtarak të Zall Herrit. Blushi thotë se do duhet që Peleshi dhe Rama të japin shpjegime për këtë ngjarje të rëndë.

‘Vendosja dhe përdorimi i bazave të sigurisë së lartë të Forcave të Armatosura në funksion të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës është një ngjarje shumë e rëndë, me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe jo vetëm, që duhet të kishte ngritur në këmbë të gjithë shtetin.

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por është vijim i përdorimit konstant të bazave dhe kapaciteteve të ushtrisë shqiptare në funksion të trafikut të drogës, nga aerodromet, fikja e radarëve e deri tek përfshirja direkte e drejtuesve më të lartë të ushtrisë në këtë trafik.

Tanimë është fakt se Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s ku në bazat ushtarake kultivohet drogë, një skandal që nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, të përfshirë në këtë aferë.

Është kjo arsyeja pse kultivimi i drogës në bazën e sigurisë së lartë në Zall-Herr të Tiranës nuk “guxohej” të zbulohej nga Policia e Taulant Ballës, por u denoncua dhe u kap nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të cilat i falenderoj në emër të Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre konstant në luftën kundër trafikut të drogës në Shqipëri.

Nëse nuk do të ndodhte ndërhyrja e tyre, ushtarët e Niko Peleshit dhe policët e Taulant Ballës do të vazhdonin të ujisnin dhe të ruanin kanabisin, për ta trafikuar më pas jashtë vendit.

Faktet e dala së fundmi në dritë bëjnë me dije se kultivimi i kanabisit në Zall-Herr ka qenë i mirëorganizuar, aq sa ushtarakët dhe komandantët e përfshirë në këtë skandal ishin kujdesur për të furnizuar në çdo kohë me ujë parcelat e drogës.

Shndërrimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në narko-ushtri, sikur të ishin pjesë e forcave talebane dhe jo anëtare të NATO-s është një skandal i rëndë që implikon thellë dhe me përgjegjësi shumë të rëndë, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili edhe më herët në detyrën e Ministrit të Bujqësisë është akuzuar për parcelat e kanabisit dhe lidhjet shumë të afërta dhe të forta me drejtuesit kryesorë të bandave që drejtojnë trafikun e drogës në Qarkun e Korçës.

Zbulimi nga shërbimet partnere të sigurisë të këtij skandali të turpshëm në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë tregon gjithashtu dështimin flagrant edhe të Shtabit të Përgjithshëm, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Policisë Ushtarake, çka provon se kultivimi i drogës në bazën më elitare ushtarake ishte një porosi që “vinte nga lart”.

Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e repartit të sigurisë së lartë në Zall-Herr, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama, me paratë e të cilave ai ble zgjedhjet.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht mbajtjen e përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore, ndaj apelojmë me forcë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nuk mund të shfajësohet për këtë skandal kaq të rëndë me “dy rreshta justifikim në Facebook” por duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë.’- tha Blushi.

Ora 11:31
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, 13 të shoqëruar! Ende nuk dihen kultivuesit

1691236366_kanabis.jpg

Tre ushtarakët e repartit të Zall Herrit, ku u gjet i kultivuar kanabis,Gramoz Mullai; Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda u lanë në burg nën akuzën shpërdorim detyre. Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 13 persona në lidhje me kanabis sativën, por të gjithë janë lënë të lirë. Për hetuesit është akoma e paqartë se kush është autori i kultivimit. Ndërkohë, tre ushtarakët kanë mohuar autorësinë. 

Ora 11:10
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët: Kemi lajmëruar eprorët, ishte e pamundur për t’u kontrolluar 140 ha tokë me terren të thyer

 

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre ushtarakët, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 bimë kanabis. Tre ushtarakët Gramoz Mullai, 52 vjeç; Rustem Koçi, 25 vjeç dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.

Report Tv ka mësuar se para gjykatës ata nuk e kanë pranuar akuzën duke thënë se është e 140 hektarë tokë e repartit ushtarak. Madje ata kanë thënë se i kanë lajmëruar eprorët e tyre për pamundësinë e kontrollit të këtij territori të thyer.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 07/08/2023 21:47

    Po mirë more T.B a nuk kupton që ke zëvëndësuar një kone që nuk di si gazetar të analizosh të japësh zgjidhje për ecjen përpara të Shqipëris,por vetëm të interesave meskine të ashtuquajturës parti.

    Përgjigju
  • NATO: 07/08/2023 16:27

    Hahah s'dini as te rreni! Kur s'kontrolloni dot repartin tuaj, cfare ushtrie jeni ju?

    Përgjigju
  • Edi: 07/08/2023 16:22

    Ik ere Rak,doni pushtet mtavolin ju shkerdhata,ju q.. robt,rrace kurvash te idhir pisit

    Përgjigju
  • Oficri _titull: 07/08/2023 16:07

    Që në momentin që shërbimi në radhët e ushtris është vënd pune nuk ka më ushtri.Të rikthehen shkollat ushtarake(jo si të sistemit që shkatërojë politika)mikse që nga kadetët dhe deri te AKADEMIA,ku nëkëto shkollë si dhe në gjithë vëndet e përparuara të studiohet Art.Usht.Shqiptar+përvojat botërore.Propozoj po më denjuat tashkruani këtë koment që tërësia teritoriale ku dikur kanë qënëShk.Usht.Mesme.Skënderbej,AkademiaUshtarake,SsShkolla e Lart eBashkuar të k'thehetnë njëUest Pont Shqiptar.Ozurpatorët eteritoreve të flaken jashtë se objektet i kanë marë për një cop buke,SHISH tëzhvendoset.Respekte dhe nqs nuk e botoni.

    Përgjigju
  • Turp: 07/08/2023 15:25

    A mnd ti besohet këtij shteti? Shefa policie anëtarë bandash, mnistra të brendshëm shefa grupesh trafikimi, reparte ushtarake fusha kanabisi. Në shëndetësi shërbime jetëshpëtuese, i jepen Allajbeut, Si mundet një qytetar ti besoj këtij shteti?

    Përgjigju
  • Malsori: 07/08/2023 15:02

    E ashtuquabtura ushtri sot është këthyer në një grumbull njërzish që presin të marin rogën.Ky popull paguan ushtarak të kulturave të ndryshme ushtarake(usht.turli),pra...të mos vazhdojë më.Rekrutimi të jetë elitar në kodin efamiljes, për qëndrimin ndaj Atdheut e pastërtin e figurës të rekrutit.Të mos bëni gabimin e rekrutimit në vitet eshkuara .

    Përgjigju
    • 3123: 07/08/2023 15:57

      Ushtria u shkaterrua Qellimisht keto 33 vite u carmatos dhe iu hoqen specialist dhe njerez Qe e donin dhe u dhimbesesh ushtria Sote vegjetojn nga shtabi pergjithshem deri te ushrari fundit thjesht marin rrogen 10 vite pa Parad tregon shume per Ata Qe e njohin Ate pune pra ska trupa ska Arme per me teper keto ngjarje nxjerrin zbuluar sheshit Realitetin e hidhur Hiq 20% pjesa tjeter te vrasin Syte per keq kur i she me Ate uniform eshte katandis vend pune per.......... dhe Ata mezi i mbledhi para fushatave ushtar kadet dhe nga 8 mij totali gjysmat kan ber kerkes per ta lene ose kan ik nga Syt kembet nga kjo Situat

  • Petrit: 07/08/2023 13:49

    140 hektar bota e mbjell me fasule more njerez. Ndersa ju nuk mundeni me i kontrollu me kembe.

    Përgjigju
  • Kistra: 07/08/2023 13:42

    Kur nuk kontrolloni siperfaqe 140 ha si do mbroni 28 mije km2?! Cfare kellirash!

    Përgjigju
  • Arifi: 07/08/2023 13:15

    Nje punonjes i pyjores ka 3000-4000 ha dhe futet ne burg nese i gjejne 10 fidane kanabis te mbjelle ne pyjet/kullotat, kurse keta te rrethuara me gardh, disa persona ,ne sherbim 24 ore me goxha rrogash dhe nuk e kontrollojne dot.

    Përgjigju
  • Tata: 07/08/2023 13:11

    Nuk ka asnje kuptim llogjik qe te jete mbjelle nga ushtaraket. Ka dhunim te perimetrit rrethues dhe besoj se po te kerkonin gjurmet e "vaditesve" do gjenin dicka tjeter. Reparti ushtarak me tre gjela nuk mu d te jete kurre nen kontroll te plote me ate shtrirje. Neqoftese kane denoncuar pamundesine e kontrollit,duhej te ishte alarm per eproret e kesaj strukture,ata jane te paret qe duhet te pergjigjen se perse nuk kane mbuluar zonen.

    Përgjigju
  • Bilal: 07/08/2023 12:51

    Vec skandalit te kanabisit ne territor ushtarak, prova para gjykates deshmon nje fakt akoma me te rende! Te pandehurit deshmojne duke referuar edhe dokumentacion, qe nuk mund te kene kontroll ne territorin ku punojne!!! Ndersa ne, qytetaret, i paguajme keta zyrtare, me gjithe "ushtrine" qe te na mbrojne territorin e Republikes se Shqiperise! Madje ai qe kemi zgjedhur Kyreminister po u ngre dhe rrogat serish nga taksat tona per punen e madhe qe bejne per te mos kontrroluar...

    Përgjigju
  • Kryeplaku: 07/08/2023 12:37

    Te lirohen ushtaraket e ta rrasin ne burg kryeplakun e zones aty. Se ai mban pergjegjesi per te ruajtur zonen

    Përgjigju
    • Shqipëria: 07/08/2023 14:23

      Kryeplaku mban përgjegjësi për repartin ushtarak, kuptoj, ka llogjikë. Voton Erjon Veliaj?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?