Foto nga sfilata e çokollatës

Lifestyle

Paris 2019/ Sfilata mahnitëse me fustane prej çokollate (FOTO)

30 Tetor 2019, 19:17| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 19:26

  • Share

Panairi i 25 i Le Salon du Chocolat, solli modele me veshje prej çokollate.

Kjo i dedikohej vendeve që prodhojnë çokollatën në të gjithë botën mes të cilëve Peruja, Bregu i Fildishtë dhe Filipinet.

Në pasarelë zbritën modele,  mes të cilave edhe Miss Franca e këtij viti.

Stilistja Elsa Muse foli për vështirësinë e punës  për krijimin e fustaneve kaq të veçanta.

Ajo kishte bërë 2 mijë perla prej çokollate dhe i kishte dhënë atyre ngjyra të ndryshme duke përdorur pudrën e çokollatës dhe kakao të shtypur për të krijuar motivet, që do t’i  ngjiteshin fustanit.

Panairi i çokollatës në Paris do të qëndrojë i hapur deri më 3 nëntor dhe ka mbledhur bashkë 500 pjesmarrës si edhe çokollate nga 20 shtete.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?