Lorenzo Musetti

Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike

3 Gusht, 22:39| Përditesimi: 3 Gusht, 22:47

  • Share

Njëqind vjet pas Uberto De Morpurgo, tenisi italian rikthehet në podiumin olimpik në turneun teke.

Lorenzo Musetti e arriti këtë sukses duke mposhtur kanadezin Felix Auger-Aliassime në finalen e bronztë në fund të një ndeshjeje që zgjati mbi dy orë.

Një rezultat që i mundësoi italianit të kompensojë humbjen e tij në gjysmëfinale ndaj Novak Gjokovic dhe të mbizotërojë ndaj amerikano-veriorit 6-4 1-6 6-3.

Sukses i madh ky që përbën një lajm të mirë për tenisin në Itali, ndërsa kujtojmë se numri një i botës, italiani Jannik Sinner u tërhoq nga Lojërat Olimpike për shkak të një dëmtimi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?