Nora Gjakova dhe Akil Gjakova

Paris 2024/ Akil Gjakova vazhdon garën në Olimpiadë

29 Korrik, 11:43| Përditesimi: 29 Korrik, 11:46

  • Share

Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin të cilin e mposhti duke kaluar në rrethin tjetër. Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon, raporton KosovaPress.

Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjakova është ndalur në luftën e parë. Ajo është mposhtur nga xhudistja Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?