Franko Burraj në Paris 2024

Sport

Paris 2024/ Debutim për t'u mbajtur mend, atleti Franko Burraj mbyll garimin në Lojërat Olimpike

3 Gusht 2024, 11:08| Përditesimi: 3 Gusht 2024, 12:48

  • Share

PARIS- Atleti shqiptar Franko Burraj mbyll garimin në 100 metra në Lojërat Olimpike që mbahen në Paris, duke regjistruar kohën 10.66 në raundin e parë, që e renditi atë të 8-in në baterinë e 4 kualifikuese.

Këto gara ishin të vlefshme për kualifikimin ne gjysmëfinale, në një kohë kur kualifikoheshin 3 vendet e para dhe vendi i 4 me kohën më të mirë.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e 25-vjeçarit në Lojërat Olimpike, teksa erdhi me ftesë dhe jo me normë olimpike.

Gjithsesi konsiderohet një paraqitje pozitive duke qenë se Burraj u kualifikua në raundin paraeliminator duke u renditur i dyti dhe duke thyer rekordin e tij personal me kohën 10.60.

Kjo është dita e 8-të e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe është radha e sportistëve të atletikës që të deputojnë. Nesër Luiza Gega garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?