Lojërat Olimpike të Parisit kanë prodhuar një mori polemikash në disiplina të ndryshme. Nuk mbetet pas as boksi i femrave. Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale.
Të dyja 'boksieret' u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X. Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia (përfshirë rivalen Carini) para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin vendimin që ajo mund të merrte si të padrejtë.
Imane Khelif dhe Angela Carini
Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat me siguri nuk do të ndalen, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot.
'Boksierja' algjeriane Imane Khelif është një nga dy boksierët që u lejohet të garojnë në Lojërat Olimpike, pavarësisht se u skualifikua nga kampionati botëror i femrave vitin e kaluar për dështimin në testin e testosteronit dhe testeve të përshtatshmërisë gjinore. Ata janë meshkuj biologjik, që përmes terapive të caktuara identifikohen si femra.
“Unë jam zemërthyer. Shkova në ring për të nderuar babanë tim. Më thanë shumë herë që isha luftëtare, por preferoja të ndaloja për shëndetin tim. Unë kurrë nuk kam ndjerë një grusht si ky”, tha ajo.
25-vjeçarja nga Napoli shtoi: “U futa në ring për të luftuar. Nuk u dorëzova, por një grusht më lëndoi shumë dhe kështu thashë mjaft. Unë po dal me kokën lart."
At the Olympics this morning, Angela Carini, a female boxer from Italy, was forced to fight against a man. She quit just 46 seconds into the bout after receiving a suspected broken nose. The people who allowed this to go ahead should be prosecuted. Utterly appalling. pic.twitter.com/8n4OcZc9Z1
— Paul Embery (@PaulEmbery) August 1, 2024
Keta italianet janê vecse qaramanë
PërgjigjuNe te sames me gjith vlerat evropiane Femrat duhet te bojkotojne te gjitha aktivitetet
PërgjigjuFUNDI I BOTËS....
PërgjigjuQr ca bohet
PërgjigjuE beri shum mir Si mund te garojn meshkuj te bere femra Ne nje gare femrash Kjo eshte olimpiadi e turpit Kjo mund te quhet olimpiada e geive
Përgjigju