Zhanle Pan

Sport

Paris 2024/ E mërkura nata e rekordeve! Pan theu rekordin botëror dhe Marchand vendosi dy rekorde olimpike brenda dy orësh

1 Gusht 2024, 17:00| Përditesimi: 1 Gusht 2024, 17:01

  • Share

Notari kinez, Zhanle Pan vendosi një rekord të ri botëror të mërkurën mbrëma në 100 metra stil i lirë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Pan arriti medaljen e artë me një kohën 46.40 sekonda. E argjendta shkoi për Kyle Chalmers nga Australia (47.48 sekonda), dhe e bronzta i takoi rumunit David Popovici (47.49 sekonda).

Dy medalje të arta fitoi të mërkurën francezi Leon Marchand, i cili festoi në 200 metra delfin dhe dy orë më vonë në 200 metra bretkosë. Marchand theu rekordin olimpik në 200 metra delfin dhe e notoi këtë seksion në 1:51.21 sekonda. E argjendta i takoi Kristof Milak nga Hungaria, i cili ishte vetëm 54 të qindtat prapa dhe Ilyja Kharun nga Kanadaja ishte i treti me 1.59 sekonda.

Marchand vendosi një rekord të ri olimpik edhe në 200 metra bretkosë, pasi festoi në këtë disiplinë me kohën 2:05.85. Vendin e dytë në këtë disiplinë e zuri australiani Zac Stubblety-Cook nga Australia (+0,94), kurse të bronztën e fitoi Caspar Corbeau nga Holanda (+2,05).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?