Remco Evenepoel

Paris 2024/ Ishte shpresa e madhe e futbollit belg, sot futet në histori me dy medalje në Lojërat Olimpike

5 Gusht, 13:08| Përditesimi: 5 Gusht, 13:09

  • Share

Lojërat Olimpike në Paris këtë vit ofruan histori të shumta dhe të mrekullueshme sportive. Rolin kryesor në një prej tyre e luan çiklisti belg Remco Evenepoel. Ai fitoi dy medalje të arta në Paris sepse ishte më i miri si në garën rrugore ashtu edhe në provën kohore, duke u bërë kështu çiklisti i parë mashkull me një sukses të tillë në histori.

24-vjeçari shtatë vite më parë konsiderohej si shpresa e madhe e futbollit belg dhe për potencialin e tij flet shumë fakti që ishte kapiten i kombëtares U15 të Belgjikës, një prej më të mirëve në Kontinentin e Vjetër.

Që në moshën pesë vjeçare, Remco ishte anëtar i shkollës së të rinjve të Anderlecht dhe në moshën 11 vjeçare u transferua te PSV Eindhoven, ku ishte shok skuadre me Cody Gakpo dhe tre vite më vonë ai u rikthye te Anderlechti.

Karriera e tij në futboll u shua nga një dëmtim në gju, të cilin e pësoi në moshën 16-vjeçare. Për këtë arsye ai hoqi dorë përfundimisht nga ky sport dhe iu përkushtua çiklizmit, gjë të cilën e bëri edhe babai i tij Parick Evenepoel.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?