Sportistët që do përfaqësojnë Shqipërinë në 'Paris 2024'

Paris 2024/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja! Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike

22 Korrik, 16:34| Përditesimi: 22 Korrik, 16:36

  • Share

Nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris do zhvillohen Lojërat Olimpike. Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në këtë event të rëndësishëm, teksa do kërkohet medalja e parë e cila do ishte historike për vendin tonë.

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Kalendari/ Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë.

Kalendari i sportistëve kuqezi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?