Loriana Kuka

Sport

Paris 2024/ Loriana Kuka i jep fund karrierës

1 Gusht 2024, 13:54| Përditesimi: 1 Gusht 2024, 13:56

  • Share

Me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ ku u ndal në luftën e dytë, xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.

Këtë së pari e la të nënkuptohet trajneri Dirton Kuka i cili në reagimin e tij në ‘Facebook’ shkroi:

“Lori, të uroj suksese në rrugëtimin tënd të ri”, transmeton KosovaPress.

Por, tashmë fundi i karrierës së saj është konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

Loriana kishte një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj. Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?