Tamirat Tola

Sport

Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik

10 Gusht 2024, 22:55| Përditesimi: 10 Gusht 2024, 22:57

  • Share

Tamirat Tola i Etiopisë siguroi medalje të artë në rrugët e Parisit pasi përshkroi maratonën prej 42.195 km me kohën 2:06:26. 32-vjeçari ishte protagonist absolut i një gare fantastike, e cila u zhvilluar me një terren të vështirë pasi në kilometrin e 28-të maratonomakëve u duhej që të bënin llogaritë me një malore me një diznivel rreth 13%.

Tamirat Tola gjithashtu ka vendosur edhe rekord të ri në Lojërat Olimpike “Paris 2024” me kohën e siguruar.

Bashir Abdi i Belgjikës kaloi vijën i dyti, për të fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Benson Kipruto nga Kenia fitoi të bronztën. Në pozitën e katërt përfundoi britaniku Emile Cairess, ndërsa pas tij etiopiani Deresa Geleta, japonezi Akira Akasaki dhe Tebello Ramakongoana nga Lesoto i shtati.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?