Chermen Valiev

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

10 Gusht, 20:53| Përditesimi: 10 Gusht, 23:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar kampionin olimpik të Shqipërisë Chermen Valiev, i cili për herë të parë i solli vendit tonë një medalje të tillë historike.

Kreu i qeverisë ka përshëndetur punën e Komiteti Olimpik Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli, dhe thekson se në Shqipëri jo vetëm që nuk largohen talentet, por vijnë edhe sportistë që kapin majat e botës.

‘Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. Faleminderit kampion!’- shkruan Rama.

Edhe presidenti Bajram Begaj, ka uruar mundësin Valiev për medaljen e bronztë për Shqipërinë në lojërat Olimpike Paris 2024.

'Shumë urime për Chermen Valiev që i dhuroi Shqipërisë medaljen e e parë olimpike!'- shkruan Begaj.

Rusi i natyralizuar si kuqezi, mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori në 'Paris 2024'.

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Paçka se vetëm të bronztën, Valiev ka fituar atë që për dekada të tëra nuk kanë bërë shumë sportistë kuqezinj.

Ora 22:59
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë

1722162872_elisaspiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndet kampionin tonë olimpik në mundje, i cili fitoi medaljen e bronztë, e para në histori për Shqipërinë.

“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!  Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”- shkruan Spiropali.

Ora 21:26
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka takuar mundësin Valiev pasi fitoi medaljen, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë.

“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi!  Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike.  Mundësi i SK Tiranës, në  Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ana: 12/08/2024 19:38

    po dhurate e merituar per shqiperine,,,se i bete dhe i stervitet ju ruset...i vidhnni te gjitha leket per sportin...hajdute te felliqur...

    Përgjigju
  • Iris: 11/08/2024 02:43

    Bravo! Thank you very much Mr.Valiev for this great victory,that you gave to our country!

    Përgjigju
  • Vlore: 10/08/2024 23:57

    Ka rilindure me ca me te huaj se kampuonati kombetar ska po ikin te gjithe pse nuk jep lek shqiptarve te rrin por jepni per te huajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?