Jordan Chiles

Paris 2024/ Ndodh edhe kjo, gjimnastja amerikane duhet të kthejë medaljen e fituar

12 Gusht, 15:30| Përditesimi: 12 Gusht, 15:33

  • Share

Gjimnastes amerikane (SHBA) Jordan Chiles i është hequr medalja e bronztë që fitoi në finalen artistike për femra në Lojërat Olimpike. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) konfirmoi se Ana Barbosu e Rumanisë ka përmirësuar pozitat nga e katërta në të tretën, pas një vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS).

CAS pranoi një apel nga Komiteti Olimpik Rumun se një hetim i paraqitur nga ekipi i SHBA-së në lidhje me rezultatin e Chiles binte jashtë kufirit prej një minutë për apelime të tilla dhe duhet të shpërfillet.

Rezultati origjinal i Chiles tani është rikthyer, duke e zbritur atë në vendin e pestë. Gjimnastika e SHBA-së dhe Komiteti Olimpik dhe Paraolimpik i SHBA-së thanë se ishin "të shkatërruar" nga vendimi dhe dënuan "sulmet e vazhdueshme, krejtësisht të pabaza dhe jashtëzakonisht lënduese" që Chiles ka marrë në mediat sociale gjatë procesit të apelimit.

Chiles, 23 vjeç, e cila fitoi medaljen e artë në garën e ekipit të femrave, postoi katër emoji me zemër të thyer në Instagram dhe më vonë shkroi: "Po e marr këtë kohë dhe po e largoj veten nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, faleminderit".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?