Zelimkhan Abakarov

Paris 2024/ Shqipëria i mban shpresat te mundja, rusët kërkojnë të ngrejnë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike

6 Gusht, 08:30| Përditesimi: 6 Gusht, 08:37

  • Share

Lojërat Olimpike hyjnë këtë të martë në ditën e njëmbëdhjetë, teksa për Shqipërinë kanë garuar pesë sportistë në disiplina të ndryshme. Tanimë radha i takon sportit të mundjes, me kuqezinjtë që do përfaqësohen nga tre sportistët rus të natyralizuar si shqiptar.

Data 8 gusht është për kampionin e botës në vitin 2022, Zelimkhan Abakarov. 31-vjeçari u bë i pari mundës që i dha vendin e parë në botë Shqipërisë dy vite më parë, duke dashur që në Paris të fitojë medaljen e parë olimpike për vendin tonë.

Në 9 gusht, mes orës 11:00-13:30 është radha e rusit tjetër, Chermen Valiev. 26-vjeçari mposhti në turin kualifikues për në Francë një kampion olimpik, andaj shpresat që edhe ai të sigurojë një medalje janë të mëdha.

Në datën 10 gusht, garimin për Shqipërinë e mbyll Islam Dudaev, mundësi tjetër që ka bërë mirë dhe padyshim kërkon të jetë në zonën e medaljeve.

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike të Parisit vendi ynë dërgoi tetë sportistë, katër me normë olimpike dhe katër me ftesë. Luiza Gega, Franko Burraj, Manjola Konini, Grisi Koxhaku dhe Kaltra Meça nuk lanë gjurmë në eventin më të madh sportiv të globit.

Për t'u theksuar se Shqipëria në gjithë historikun e pjesëmarrjeve në Lojërat Olimpike, nuk e ka ende një medalje.

Kalendari i kuqezinjve në Paris

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?