Shqipëria gabon shënjestër në Lojërat Olimpike të Parisit. Qitësja Manjola Konini është eliminuar nga gara e 25 metrave distancë, aty ku me 569 pikë në tre provat e precizionit dhe shpejtësisë ka zënë vendin 37-të nga 40-të qitëset në këtë garë.
Disa ditë më parë Konini u eliminua nga gara e 10 metrave, duke treguar se nuk kishte "nishanin" e duhur.
Sportistët kuqezi
Në Paris kanë mbërritur dhe atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj, me Gegën që shpreson të arrijë në zonën e medaljeve në garën e 3000 metrave me pengesa. Ajo do të konkurrojë mëngjesin e së dielës (10.30), ndërkohë që të shtunën do të jetë radha e Franko Burrajt në garën e 100 metrave.
Performanca e kuqezinjve në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbyllet me garimin e mundësve Zelimkhan Abakarov (57 kg), Islam Dudaev (deri 65 kg), dhe Chermen Valiev (74 kg). Të tre garojnë në stilin e lirë nga data 8 deri në 10 gusht.
po nuk na fali Kosova ndonje xhudiste, veshtire te marrim medalje.
Përgjigju