Moment nga ndeshja

Sport

Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis

1 Gusht, 19:34| Përditesimi: 1 Gusht, 19:35

  • Share

Merr fund seria e fitoreve prej 25 ndeshjesh radhazi. Polakja Iga Suiatek mbyll rrugëtimin në Lojërat Olimpike, pasi u mund në gjysmëfinale nga kinezja Qinwen Zheng. Tenistja Zheng triumfoi 6-2 7-5, në një sfidë mjaft emocionuese.

Numri një i botës, Suiatek mposhtet kështu për herë të parë që nga viti 2021, ndërsa zhgënjimin nuk e ka fshehur dot as në intervistën e dhënë sot pasdite. Ajo ishte favoritja kryesore për të marrë medaljen e artë olimpike në pesë titujt e saj Grand Slam.

Në krahun tjetër, 21-vjeçarja Zheng humbi në finalen e Australian Open në fillim të këtij viti dhe tani ka një mundësi për të fituar titullin më të madh të karrierës së saj. Numri shtatë i botës do të luajë me Donna Vekic të Kroacisë ose Anna Karolina Schmiedlova të Sllovakisë në ndeshjen e së shtunës për medaljen e artë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?