Qyteti i Parisit zhvilloi një referendum për tarifat e parkimit për makinat e rënda dhe luksoze, ku vetëm banorët dhe bizneset lokale do të përjashtohen nga përllogaritjet e reja. Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, thotë se me anë të kësaj nisme dëshiron të ndalojë përdorimin e makinave të mëdha dhe ndotëse.
Veçanërisht Parisi dëshiron t'i bëjë shoferët e makinave luksove SUV, të paguajnë më shumë.
"Pro apo kundër vendosjes së një tarife të veçantë për parkimin e makinave private të rënda dhe ndotëse?”
Meqenëse tarifat në Paris rriten në mënyrë progresive nga ora e tretë e tutje, tarifat do të shumëfishohen nëse qëndroni më gjatë: Për katër orë duhet të paguhen 117 euro, ndërsa për gjashtë orë do të duhet të paguhen 225 euro.
Kushdo që drejton një automjet me motor me djegie ose hibrid plug-in që peshon më shumë se 1.6 ton do të preket nga kjo nsimë.
Tarifa më e lartë prej 2 tonësh do të zbatohej për makinat elektrike.
Banorët dhe bizneset vendase mbeten të përjashtuar nga tarifa në zonën e tyre të lejuar të parkimit.
Kryetarja socialiste e justifikon nismën e saj duke thënë se merr shumë ankesa për “makina shumë të mëdha e të dëmshme për mjedisin”.
Këto po zënë "gjithnjë e më shumë hapësirë në rrugët tona, trotuaret dhe madje edhe në shtigjet tona të biçikletave," shpjegoi Hidalgo në një video mesazh dhe kujtoi iniciativën e suksesshme për ndalimin e e-skuterëve, vitin e kaluar.
PPSH stakaleju kurse sote po e baje me gjoba.
Përgjigju