Bota

Paris, funksionari i prefekturës agresion ndaj forcave të rendit. Viktimat e sulmit me thikë janë 4 policë, Presidenti Macron në vendngjarje

3 Tetor 2019, 14:23| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 17:07

  • Share

Rreth orës 13 të ditës së sotme, në prefekturën e Ile-de-la Cité, në zemër të Parisit, vetëm pak hapa nga Notre Dame, jashtë selisë qëndrore të policisë në Paris, një burrë sulmoi disa oficerë policie.

Sipas 'Le Parisien', agresori ka vrarë të paktën 4 persona që dyshohet se janë policë me uniformë dhe civilë.

Agresori u vra nga zjarri i policisë ndërsa plagosi edhe disa të tjerë.

Për momentin, hetuesit duket se favorizojnë shkakun e një konflikti të brendshëm sesa një veprim terrorist.

Sipas rindërtimit të Le Figaro mund të ishte një krim pasioni: sulmuesi dyshohet se sulmoi një prej kolegëve të tij, një agjent në sektorin administrativ të prefekturës së Parisit.

45 vjecari vrasës, ka lindur në Fort-de-France në vitin1974 dhe mbart një handikap të vogël shurdhërie.

Burri i armatosur që me thikë shkaktoi viktimat, ishte një punonjës i Prefekturës me detyrë përgjegjës për IT dhe detyra të tjera administrative.

Në Twitter, Ratp - kompania që administron transportin publik parizian - njoftoi mbylljen e stacionit Cité, si "masë sigurie".

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Presidenti i Republikës Emmanuel Macron për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tij për të gjithë stafin e prefekturës. Ai u shoqërua nga Kryeministri, Eudouard Philippe, dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner, si dhe Sekretari i Shtetit Laurent Nunez.

Deputetja Anne Hidalgo, në një postim në Twitter shkruan: Në emër të qeverisë dhe gjithë popullit francez, shpreh miqësinë dhe dashurinë tonë për forcat e policisë dhe familjet e viktimave. Ne jemi në anën e tyre

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Policia Franceze ndërmori një grevë në të gjithë vendin lidhur me dhunën në rritje kundrejt efektiveve të reparteve të ruajtjes së rendit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?