Lojtarët e Parisit duke festuar një nga golat e shënuar

Sport

Paris i pangopur përballë Guingamp, 9 gola për 3 pikë (GOLAT)

19 Janar 2019, 18:50| Përditesimi: 19 Janar 2019, 22:49

  • Share

FRANCË- Rezultatet e thella prej vitesh janë regjistruar nga Parisi në Ligën Franceze por rezultati i sotshëm është i frikshëm. Të besuarit e Thomas Tuchel kanë shpartalluar 9-0 skuadrën e fundit të tabelës, Guingamp. Tuchel nuk është kursyer përballë kundërshtarëve duke hedhur në fushë nga minuta e parë emra si Buffon, Dani Alves, Veratti, Di Maria dhe 3-shen e sulmit Neymar, Cavani, Mbappe. Për parizienët do të shënonin Meunier, 2 gola Neymar dhe nga tre gola Cavani dhe Kylian Mbappe. Ishte minuta e 83-të kur u regjistruan shifrat e 'frikshme' por goli i 10-të nuk erdhi.  

GOLAT

Parisi me këtë rezultat arratiset në krye të tabelës me 50 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë Lille. Paris në kampionatin francez këtë sezon ka regjistruar vetëm 2 barazime dhe asnjë humbje kundrejt 17 fitoreve. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?