Paris/ Dy të plagosur me thikë pranë selisë së satirikes ‘Charlie Hebdo’, arrestohet 18 vjeçari pakistanez (FOTO)

25 Shtator 2020, 13:10| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 18:09

  • Share

Të paktën dy persona janë plagosur pranë selisë së satirikes franceze ‘Charlie Hebdo’ në Paris ndërsa forcat e antiterrorist dhe policia kanë rrethuar zonën.

Sipas disa raportimeve sulmi ka ndodhur në afërsi të ndërtesës ku deri para pak kohesh ishte selia e ‘Charlie Hebdo’.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona, një grua dhe një burrë, janë goditur me thikë dhe janë në gjendje kritike.

Kryeministri francez Jean Castex u shpreh se ky është një sulm i armatosur ndoshta terrorist.

Një zyrtar i policisë tha se oficerët kanë rrethuar zonën duke përfshirë ish zyrat e Charlie Hebdo pasi një paketë e dyshimtë u pa afër. Gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, njëri prej të cilëve 18 vjeç me origjinë nga Pakistani, ishte i mbuluar nga njolla gjaku. I njohur si Ali H agresori në momentin e ndalimit nuk bëri rezistencë. Sipas policisë ai ka të kaluar me krime të vogla e të zakonshme.

Të plagosurit  janë dy punonjës të agjencisë së lajmeve Premiére Ligne

Gazetarët e Premiére Ligne ishin të parët që përhapën, pas sulmit të Charlie Hebdo  në 2015, imazhet e dy vrasësve, vëllezërve Kouachi , të arratisur pas masakrës.

Revista franceze Charlie Hebdo ndryshoi selinë në 2015 , pas sulmeve në të cilat u vranë dymbëdhjetë njerëz. Adresa e redaksisë së re mbahet e fshehtë.

Goditja me thikë ndodhi ndërsa po zhvillohej gjyqi për bashkëpunëtorët e dyshuar në sulmin e Janarit 2015 ndaj zyrave të revistës, i cili la të vdekur 12 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?