Paris/ Nis gjyqi për masakrën e 'Charlie Hebdo'! Macron: Liria e shtypit është themelore

2 Shtator 2020, 11:55| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 17:37

  • Share

Në Gjykatën Speciale të Vlerësimeve në Paris, ka nisur sot gjyqi ndaj 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike vëllezërve Kouachi dhe Amédy Coulibaly, autorë të sulmit në redaksinë e revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ në vitin 2015

Avokatët e palëve të dëmtuara u shprehën se gjyqi është një rast historik për mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe gjithë vlerave që janë baza e Republikës Franceze.

Gjyqi fillimisht ishte planifikuar të niste para stinës së verës, por që u shty për shkak të pandemisë Covid.

Seancat dëgjimore që do të zhvillohen nën masa të forta sigurie, do vazhdojnë deri më 10 nëntor

Për Francën, masakrat e janarit të vitit 2015 ishin të parat e një serie që arriti kulmin në sulmet ndaj ‘Bataclan’, ‘Stade de France’ dhe në rrethe të ndryshme të kryeqytetit Paris dhe që iu morën jetën 250 personave. Redaksia e “Charlie Hebdo” u largua nga adresa e mëparshme, sot ajo ndodhet në një vend të paditur për publikun.

Nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë disa ditore, Presidenti Emmanuel Macron tha se ‘Në Francë, liria e blasfemisë është e lidhur me lirinë e ndërgjegjes dhe liria e shtypit është themelore’ ndërsa dje revista satirike ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed.

‘Ne kurrë nuk do të ulim kokën. Njw gjyq nuk do të jetë kurrw i mjaftueshëm për të shkruar këtë humbje kolektive, e cila do të mbetet në histori” - deklaroi redaktori i ‘Charlie Hebdo’

Ministria e Jashtme e Pakistanit nuk vonoi të reagonte ashpër. Përmes një postimi në Tëitter ajo tha se "Një akt i tillë i qëllimshëm që synon të dëmtojë ndjenjat e miliarda myslimanëve nuk mund të justifikohet me ushtrimin e lirisë së shtypit. Ky është një kërcënim për aspiratat e botës për bashkëjetesë paqësore".

Më 7 janar 2015, vëllezërit Kouachi depërtuan në redaksinë e satirikes Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona dhe më pas u arratisën. Të nesërmen, Amédy Coulibaly vrau fillimisht një agjent komunal në Montrouge, afër Parisit dhe më pas, më 9 janar, ekzekutoi 4 burra, të gjithë hebre, të marrë peng brenda një supermarketi Kosher në lindje të kryeqytetit. Më pas 3 terroristët u vranë nga forcat speciale franceze

Nga 14 personat që do të gjykohen, 3 prej tyre u larguan disa orë pas sulmeve dhe mendohet se u vendosën në Siri ose Irak ku dhe flitet se u vranë në teatrot e luftës në Lindjen e Mesme. Vdekja e tyre nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, kështu që të tre akoma i nënshtrohen një urdhri arrest ndërkombëtar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?