Sport

Paris SG brilant, eliminon Bayern-in me 9 lojtarë! Dëmtohet frikshëm Musiala, tifozët vërshëllejnë Donnarumma-n (VIDEO)

5 Korrik, 20:42| Përditesimi: 5 Korrik, 20:53

  • Share

Paris Sg është i pandalshëm. Klubi francez ka eliminuar me rezultatin 2-0 në çerekfinalet e Botërorit Bayern Munchen, që deri në këtë fazë kishte patur një kompeticion për t’u lavdëruar. Në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës minutat e para nuk prodhuan gola, ndërsa fundin i pjesës së parë do të mbyllej me ankth. Një ndërhyrje e Donnarumma-s për të kapur topin dëmtoi rëndë Yamal Musiala-n. Talenti gjerman mbeti në tokë me të bërtitura të mëdha, teksa pamjet tregonin për frakturë në këmbën e majtë.

Më të kuptuar seriozitetin e situatës edhe Donnarumma u prek, ndërsa Musiala, i cili këtë sezon ka vuajtur shumë dëmtime, la fushën me barelë. Në pjesën e dytë, sa herë që portieri italian i Paris SG prekte topin, publiku e vërshëlleu.

Megjithatë në minutën e 78, ishin kampionët e Champions League që kaluan në avantazh me Desare Doue, i cili dërgoi topin pas shpinës së Neuer.

Në vijim, fillimisht Pacho për ndërhyrje të frikshme dhe më pas Lucas Hernandez, u ndëshkuan me të kuq, duke lënë ekipin e Luis Enriques me 9 lojtarë. Gjithsesi befasia e madhe do të ndodhte në minutën e 96 kur Paris SG do të realizonte edhe golin e dytë, që vulosi edhe kualifikimin. Autor i golit Ousmane Dembele.

Ky sukses i siguroi Paris SG gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, teksa pret të përballet me një mes Real Madrid dhe Dortmund. Sakaq kjo ishte ndeshja e fundit që Thomas Muller luajti si futbollist i Bayern-it, pasi përfundoi edhe kontrata.

Ne.k./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?