Foto ilustruese

Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia

14 Nëntor, 10:05| Përditesimi: 14 Nëntor, 10:45

  • Share

Liga e Kombeve rikthehet këtë të enjte me ndeshjet e raundit të pestë në grupe. Janë disa skuadra që zbresin sot në fushë për Ligat A, B dhe C.

Në Paris luhet Francë - Izrael (20:46) dhe kryeqyteti është blinduar me 4 mijë policë dhe personel sigurie, kjo pas përleshjes së ditëve më parë në Amsterdam mes tifozëve të Ajax dhe Maccabi Tev Aviv në Europa League. Për shkak të frikës për përleshje mes tifozëve dhe ndasive që sjell konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, në Paris kanë marrë masa që situata mos dalë nga kontrolli.

Për të shprehur solidaritetin me hebrenjtë evropianë pas Amsterdamit, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të marrë pjesë në ndeshjen e së enjtes, e cila fillon në orën 20:45. Atij do t’i bashkohet kryeministri Michel Barnier si dhe presidentët e mëparshëm Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

Po për Grupin A2 në orën 20:45 luhet edhe Belgjikë - Itali. Të kaltrit kryesojnë me dhjetë pikë, ndjekur nga Franca me nëntë pikë dhe Belgjika me katër. Izraeli ka zero pikë në këtë grup.

Në Ligën B luhen katër takime, ku spikat sfida mes Greqisë dhe Anglisë. Dy ndeshje edhe në Ligën C.

Ndeshjet e së enjtes në Ligën e Kombeve:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?