Griezmann dhe Mbappe gjatë seancës stërvitore

Parisi përshëndet kampionët, sonte për Ligën e Kombeve luhet Francë-Holandë

9 Shtator 2018, 11:14| Përditesimi: 9 Shtator 2018, 11:17

  • Share

“Stade de France” është gati për një mbrëmje të paharrueshme. Për herë të parë pas fitimit të Kupës së Botës Franca rikthehet të luajë një ndeshje në Paris përpara tifozëve të saj dhe këtë do e bëjë kundër Hollandës në duelin e vlefshmë për Ligën e Kombeve.

Përpara ndeshjes do të ketë një ceremoni ku lojtarët do të ekspozojnë Kupën e Botës për tifozët. Skuadra e Deschamps debutoi në Ligën e Kombeve me barazimin pa gola ndaj Gjermanisë një rezultat që erdhi falë pritjeve të shkëlqyera të portierit Areola.

Përballë kampionëve të botës do të jetë Hollanda e Koeman që duhet të rikthehet pasi ka kaluar një nga periudhat më të errëta në histori.

Trajneri Deschamps e ka deklaruar qartë: Është ndeshja jonë e parë në Stade de France dhe ka motive shtesë por luajtëm pak ditë më parë dhe mund të ketë ndryshime në formacion,” e mbyll tekniku kampion bote.

Holanda kur ka luajtur për herë të fundit në Paris u mposht 4-0 ndërsa trajneri Koeman pritet të luajë me skemën 3-5-2.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?