Vila e Pablo Eskobar

Bota

Park në nder të viktimave, do të shembet vila e famshme e Eskobar

4 Prill 2018, 19:18| Përditesimi: 4 Prill 2018, 19:27

  • Share

Vila e trafikantit të drogës në Kolumbi Pablo Eskobar do të shembet dhe aty do të ndërtohet një park në nder të viktimave. Ky është vendimi që është marrë nga kryetari i bashkisë së qytetit në Medellín, Federico Gutiérrez.

Iniciativa, e cila vitin e kaluar u propozua nga kryetari i bashkisë, do të materializohet falë Shoqërisë së Aseteve Speciale (SAE) që do ta dorëzojë ndërtesën në polici, e cila lejon rrënimin e saj, i tha Gutierrez mediave.

Ky simbol i së keqes, i paligjshmërisë, duhet të shkatërrohet dhe duhet të ndërtohet një park për nder të viktimave. 

Kryebashkiaku Federico Gutiérrez

Gjatë luftës së karteleve të drogës në Kolumbi, në periudhën 1989-1993, janë vrarë të paktën 5.000 njerëz.

Shembja e vilës Monaco Apartman, do të thotë edhe fundin e turneve turistike, të cilat u kanë ofruar turistëve të mësojnë më shumë mbi jetën e Escobarit, të vrarë në vitin 1993.


(Vila e Pablo Eskobar)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?