Kronikë

Parkim i gabuar dhe bllokim i lëvizjes së automjeteve, Policia aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

3 Mars, 12:54| Përditesimi: 3 Mars, 13:33

  • Share

Tiranë-Policia e kryeqytetit ka hequr me karrotrec 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave dhe “21 Dhjetorit”.

Aksioni i bluve u krye pas denoncimeve të bëra nga qytetarët.

Sipas njoftimit të policisë raportohet se drejtuesit e automjeteve janë gjobitur me 3000 lekë.

"Pas denoncimeve të qytetarëve, se automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, kishin penguar lëvizjen e tyre dhe të mjeteve në këto dy zona, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shkuar në terren, për të verifikuar secilin rast.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë spostuar me mjet ngritës, automjete, të cilat janë transportuar në ambientet e këtij komisariati. Për secilin rast shërbimet e Policisë  Rrugore kryen verifikimet dhe ndëshkuan drejtuesit e automjeteve, me nga 3000 lekë masë administrative", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende ku bllokojnë lëvizjen e qytetarëve apo mjeteve të tjera. 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • QYTETARI: 03/03/2025 13:55

    Shumë mirë.POR POLICIA TË SHOHË SË PARI PARKIMET MBI TROTUARE QË JAN GANGRENË NËSEGMENTIN NGA ISH SHKOLLA TEKNOLOGJIKE NË DREJTIM TË SHESHIT SHQIPONJA.NË KËTË ZONË SHKELJA ËSHTË NORMALE SI PËR QYTETARËT E PËR POLICIN E BASHKIS E ATË RRUGORE TË SHTETIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?