Parkim i gabuar tek 'Myslym Shyri', 120 gjoba në 12 orë! (VIDEO)

23 Tetor 2020, 20:44| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 22:18

  • Share

Parkimet dyshe janë kthyer një shqetësim për kryeqytetin pasi ato bllokojnë rrugët kryesore të tij . Përgjatë 12 orëve të fundit në rrugën Mylsym Shyri policia rrugore ka marrë përsipër të bëjë një aksion duke vendosur 120 gjoba për shoferët e pabindur të cilët pohojnë në kundështm më kodin Rrugor .

Nuk ka kaluar shumë nga seria e masave adminsitrative që patrullimet e policsë vendosën, teksa ky drejtues automjeti ka zaptuar kordinë e biçikletave.

Parkimet dyshe perbejnë shpesh problem edhe për çiklistët si në këtë rast makina mbrapa e cila ka bllokuar rrugën e biçikletave.

Të njëjtën situatë të parkimeve dyshe, e gjejmë edhe në rrugën e Kavajës dhe disa zona të tjera në kryeqytet.

Ky plan veprimi i policisë rrugore, që siç paralajmërohet zyrtarisht, do të vijojë në të gjitha rrugët e kryeqytetit, merr shkas nga vështirësitë e lëvizjes së automjeteve dhe qytetarëve për parkimet e gabuara.

 "Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të ndihmojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, duke kontribuar të gjithë për ndërtimin e një ambienti më të sigurt", thuhet në një reagim zyrtar të Policisë së Shtetit./Përgatiti Joana Gjika

1603478674_parkimet1.jpg

'Policia Rrugore' duke vendosur gjoba në rrugën 'Myslym Shyri'

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 25/10/2020 00:08

    E NJEJTA gje duhet te behet ne rrugen e durresit,,,rruga mine peza eshte shume e ngarkuar e nuk e perballon trafikun dales ne tirane,,prandaj bicikletat te ecin ne trotuar ne rrugen e durresit, ,,,dhe rruga te kthehet ne dy kahe sic ka qene per makinat,,,,dhe korsia e bicikletave po te doje erioni ta beje tek rruga mine peza dhe rruga fortuzi,,,dhe tek rruga fortuzi duhet zgjerim trotuari ne te dy anet....////

    Përgjigju
  • ymeri: 23/10/2020 23:28

    TEK MYSLYM shyri erion veliaj duhet te lejohet parkimi i makinave me orar ,,,cerek ore,gjysem ore dhe 1 ore me makinete ku njerezit te fusin leket sic jane ne amerike ne rruge tregtare,,,kurse bicikletat te ecin ne trotuar sic ecin ne gjermani gjysem metri larg pemeve,,,te vijezuara sic i kane gjermanet,,,duhet menduar dhe per dyqanet ne ate zone ,,,e kaloj ate rruge perdite dhe trotuari eshte goxha i gjere dhe lejon te kalojne dhe njerezit dhe bicikletat.....,,,aty ku ka hapsira te bollshme te gjitha bicikletat te ecin ne trotuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?