Parkime të gabuara në Tiranë, 135 gjoba për 12 orë te rruga e Kavajës!

24 Tetor 2020, 13:32| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 14:34

  • Share

TIRANË- "Luftoni parkimet dyshe si virus", ishte kjo thirrja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak ditë më parë dhe kjo është reflektuar me forca të shumta të policisë rrugore në terren.

Vetëm përgjatë 12 orëve janë ndëshkuar 135 shoferë në rrugën e Kavajës për parkime të gabuara, e për pasojë janë gjobitur.

"Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti", njofton policia,.

Një ditë më parë, Policia Rrugore u zhvendos në rrugën e 'Myslym Shyrit' ku u ndëshkuan 120 qytetarë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kodi Rrugor: 24/10/2020 16:26

    Jo vetem gjoba... por masa te renda..deri ne heweje te lejes drejtimit.. bllokim automjeti etj... Parkimi i gabuar eshte burim aksidentesh...Respekt per punen e ploicise, por i bej thirrje te kaloi edhe nga rr.Tre Vllezer Kondi, ku i vetmi trotuar nje kalimesh per kamsoret eshte kthyer ne parkim makinash... dhe askush nuk merr masa...me gjithe thirrjet denoncuse te banorve ndaj policise...Dje ka ndodhur ketu nje aksident i rende...nje femije rrezikoi jeten...ndodhet ne spital...Shteti duhet te vendose rregull...

    Përgjigju
  • Sefer daja: 24/10/2020 14:03

    Policia Lleshit dhe e Lali lekut jon kthyer thjesht ne gjobavenes! Per ata qe vriten,hidhen ne ere ne makine,qe vidhen,grabiten e nuk gjejne qetesi i rujt Zoti se policet duhet te mushin arken me gjoba!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?