Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pyetur edhe në lidhje me problemin e parkingjeve në Tiranë edhe si pasojë e shtimit të rrugëve për biçikletat.
"Qyteti është i të gjithëve, edhe atij 12% që përdor biçikletën, edhe atij 20% që përdor makinën, edhe atyre që ecin në këmbë apo përdorin transportin publik. Secili paguan taksën e pronës njësoj. Që taksa e pronës të përdoret vetëm për 20% të popullsisë nuk është e ndershme. Edhe unë jetoj çdo ditë me trafikun por
Është bërë shumë për pronarët e mjeteve por duhet të punojmë edhe për fëmijët. Këta që përdorin biçikletat nuk janë skllevërit e qytetit. Do të duhet të bëjmë një paqe me të gjithë. Sapo hapëm Zogun I dhe korsia e biçikletave është aty.
Ka një mix të parkingjeve në Tiranë. Ata ata që quhen pulla rezidenti, që janë disa mijëra. Nëse dikush vjen në Tiranë dhe e lë makinën 16 orë mund të ishin 16 familje që mund ta linin makinën nga një orë', tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Erion Veliaj në Report Tv: Edhe 150 shtëpi përfundojnë brenda 31 dhjetorit! COVID vonoi punën për kreditë e buta, 50% e stafit e kaloi! Zgjedhjet 2021? Fitojmë 5-0 në Qark
K.T.//ReportTv.al