TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi iu gjetën 620 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla në parkingun ku njëri nga ata punonte.
Në operacionin e koduar “Parkimi”, sipas gazetarit të Report Tv Merin Maçi u arrestuan në flagrancë Selgi Kryemadhi, 18 vjeç, i cili punonte në parking dhe Arbri Abazaj, 20 vjeç, i cili e ndihmonte në shitjen e kanabisit, të dy banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim organizatori me iniciale O.A.
Në parkingun në rrugën "Rrapo Hekali", shërbimet e Policisë gjithashtu sekuestruan 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.