Një drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi parkoi brenda perimetrit të sigurisë në një shkollë të mesme në qytetin e Peshkopisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve dhe më pas është bërë heqja e tyre me karrotrec.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë së shkollave, pasi Policia është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të tillë.
Komento