Policia duke vënë bllokues në goma automjetit të parkuar në kryqëzim

Kronikë
Top 24

Parkojnë në trotuare dhe stacionet e urbanëve, gjoba dhe bllokues në goma automjeteve në Durrës

15 Tetor 2018, 14:00| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 14:12

  • Share

Policia Rrugore në Durrës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e shkelësve në rrugë. Gjatë kontrollit në rrugët e qytetit janë konstatuar automjete të cilat parkojnë mbi trotuare dhe stacionet e urbanëve. Si rezultat, janë vendosur 40 gjoba, ndërsa 30 automjeteve u është vendosur bllokues në goma. 

Policia duke vënë bllokues në goma automjetit të parkuar në kryqëzim

 

Njoftimi i policisë:
Qarkullimi rrugor Durrës, në bashkëpunimm me Policinë Bashkiake Durrës, kanë ndërmarrë aksion për mjetet që parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën Rrugore në qytetin e Durrësit, në trotuar, në stacione autobusi. Si rezultat i bashkëpunimit u morën nga qarkullimi rrugor 40 masa administrative, dhe nga Policia Bashkiake u bllokuan me bllokues 30 mjete dhe u mor masa ndaj këtyre mjeteve. Ky bashkëpunim dhe aksion do vazhdojë me Policinë Bashkiake dhe në ditët në vijim. Sensibilizoj të gjithë qytetarët e qytetit të Durrësit që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Komento

Komente

  • Labi: 17/10/2018 18:04

    Po per ata qe parkojne tavolinat e lokalit ne tortuar dhe pine per shtate pale qejfe ne shume rruge te Durresit,cfar masash meren?!Policia bashkiake e Durresit eshte pale me shkelesit e ligjit,ata se bejne asnje lek pune etj.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/10/2018 15:19

    Mase qeduhet te zbatohet me qindra here ne dite Ne Tirane per te mos thene meijra, me gjoba 1000 lekeshe masa eshte jo efektive;aplikoni bllokueset dhe gjobabi mbi 10000,vetem keshtu do terhiqen shkelesit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?