Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër kthehet në një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji nga turistë vendas dhe të huaj.
Mes bukurive magjepëse aty mund të shihet edhe “Mozaiku i Kishës Paleokristiane”, për të cilin specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur ta bëjnë të vizitueshëm për turistët.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me këtë rast, duke theksuar shndërrimin e parkut në atraksion turistik.
“Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji, ku mund të shikoni edhe “Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, për të cilin specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur ta bëjnë të vizitueshëm për turistët”, shkruan ai.
Komente
