Vetëm 12 kilometra larg qytetit të Fierit, Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet një ndër destinacionet më të vizituara nga vendasit dhe të huaj.
Pasi ka vizituar Muzeun Arkeologjik dhe rrënojat e qytetit antik, të cilat dëshmojnë lashtësinë dhe rëndësinë e Apolonisë në historinë e Ilirisë, një turiste italiane e cila e vjen për herë të parë shprehet e mahnitur.
“E vizitoj këtë vend për herë të parë me miqtë të cilët na ndihmojnë dhe me gjuhën, sepse keni një gjuhë të vështirë. Është një vend plot histori por dhe natyra, deti i mrekullueshem dhe ushqimet e shijshme", shprehet ajo.
Po kështu për shqiptarin nga Kosova vizita në Apoloni është emocionuese.
Është kënaqësi të ndodhemi këtu në djepin e kulturës ilire”, tha vizitori nga Kosova.
Një prej udhërrëfyesve që e ushtron këtë profesion prej 13 vitesh shprehet se numri i vizitorëve rritet çdo vit, megjithatë veren disa probleme, sa i përket sinjalistikës dhe kushteve për transportin e turistëve me autobus.
Apolonia po kthehet në një vend të preferuar dhe për çiftet e reja që realizojnë videoklipet në këtë vend magjik.
Në 4 muajt e vitit 2025, numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rritur me 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Komente
