Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti

14 Prill, 16:18| Përditesimi: 14 Prill, 16:23

  • Share

Parku Arkeologjik i Bylisit ka pritur 250 vizitorë më shumë në 3 muajt e parë të këtij viti krahasuar me 2023. Sipas përgjegjësit të parkut Ardit Shehu, pritet të ketë rritje të vizitorëve dhe turistëve duke evidentuar edhe impaktin që ka pasur ndërtimi i 7 km rruga e re nga Parku Arkeologjik në rrugën Levan -Tepelenë.

"Kemi parë një rritje të vizitorëve, dhe mbarimi i rrugës në tetor ka pasur një impakt të drejtpërdrejtë për turistët. Vizitorët janë të vendeve të ndryshme, italianë, gjermanë, francezë, anglezë, polakë, çekë, edhe shqiptarë që nuk kishin ardhur më parë. Vizitat janë të ndryshme në numë, por shikojmë që nga viti në vit ka një rritje.  Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ne kemi  250 vizitore më shume nga viti i kaluar, por themi që ky numër do dyfishohet apo trefishohet", shprehet Ardit Shehu.

Për turistët parku paraqet vlera të rralla të antikitetit, trashëgimisë kulturore dhe arkeologjinë.

‘Mendoj se është e mrekullueshme për vlerat e antikitetit. E mrekullueshme për natyrën që të ofron edhe Lugina e Vjosës e cila tashmë fatmirësisht është një zonë e mbrojtur.

Kam vizituar Tiranën dhe BunkArt 1 dhe 2, ku kam mbetur e impresionuar dhe më shumë e suprizuar jam për njerëzit. Janë shumë miqësorë, të këndshëm, shumë të hapur dhe bashkëpunues. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe me siguri do të kthehem përsëri, pasi këto ditë kam vizituar pjesën perëndimore dhe jugore, por nuk kam shkuar në veri në alpe. Mendoj se në Belgjikë, Shqipëria renditet si destinacion numër një për turizëm, mendoj se do të ketë shumë turistë belgë.

Parku Arkeologjik i Bylisit është një destinacion i rëndësishëm për turizmin arkeologjik dhe historik në vend. Antikiteti vjen me një shije tjetër në këtë park, ku pranë qytetit të Fierit, shtrihet qytetërimi i shekullit të IV para Krishtit, periudha e themelimit të Ilirisë së jugut me teatrin, stadiumin, depozitat e ujit, gjimnazin, dy shëtitore, banesa të ndryshme, rrënojat e të cilave mund t’i hasim edhe sot.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?