Politikë

120 mijë metër katrorë në Petrelë, ja si do të duket Parku i Besimit! Shpallet kompania fituese (FOTO+VIDEO)

12 Tetor, 18:30| Përditesimi: 12 Tetor, 21:17

  • Share

Kështu do të duket Parku i Besimit, që do të ndërtohet në një hapësirë gjigande në kodrat e Petrelës, dikur kazermë ushtarake.

Projekti është ideuar nga 'BIG Bjarke Ingels Group', nga Danimarka, i cili u shpall fitues mes 12 studiosh arkitekturore ndërkombëtare, ndërsa pjesëmarrësit ishin nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia.

Ky park është ideuar të ketë disa hapësira, që do të përfaqësojnë besimet fetare të shqiptarëve, ku çdo fe do të ketë rrugën e saj, me elementë sipas shkrimeve të shenjta të çdo besimi, duke nisur që nga objektet e kultit deri te bimët, që përmenden në librat e shenjtë.

Të gjitha shtiget e besimeve, do të kulmojë dhe do të bashkohen te Muzeu i Kujtesës që do të ndërtohet në Parkun e Besimit në kujtim të viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist.

Sipas projektit, nuk do të mungojnë objektet fetare, banjot termale, hapësirat ekologjike apo edhe restorante me gatime tradicionale të çdo komuniteti fetar.

I pranishëm në ceremoninë e shpalljes së projektit fitues, kryeministri Edi Rama e quajti krenari, ndërsa tha se parqe të tilla duhet të ketë më shumë se një.

'Nuk është se nuk jemi të bindur, jemi mjaft të bindur, por, në të njëjtën kohë, do të doja të bënim më shumë parqe. Uroj që të kremtojmë së bashku çeljen e këtij parku, i cili është diçka për të cilën do të jemi shumë krenarë', tha ai. 

Sipërfaqja ku do ndërtohet "Parku i Besimit" është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.

Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një 'mirëqenie spirituale të lartë'.  Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare. Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist.

Projekti i studios ‘BIG Bjarke Ingels Group’ për të ndërtuar ‘Parkun e Besimit’

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?