Parkut të liqenit i është shtuar një kënd argëtues për fëmijë e të rritur, në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebahskiaku Veliaj njoftoi instalimin e 6 moduleve force dhe disa tavolinave për lojërave, për të gjithë të apasionuarit pas stërvitjeve në natyrë.
“Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! 6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! - Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit”, tha Veliaj.
Në Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar disa kënde sportive, ndërsa nuk mungojnë as hapësirat e dedikuara për fëmijët dhe për moshat e treta.