Politikë

Parku i Parë Teknologjik në Durrës, miratohet plani i zhvillimit! Gonxhja: Regjim fiskal e doganor të lehtësuar

29 Janar, 14:04| Përditesimi: 29 Janar, 18:03

  • Share

TIRANË- Qeveria ka miratuar këtë të hënë planin për ndërtimin e “Durana Tech Park”, parku i parë teknologjik në Shqipëri që pritet t’i japë një hov zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në vend, ndërsa vendimi për realizimin e këtij projekti është marrë që në mars të 2024-ës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë, ku shpjegoi se fokusi i këtij projekti është të nxisë zhvillimin e industrive të avancuara.

"Natyrisht që do të konkurrojë në rajon dhe globalisht duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm për vendin. Qëllimi i këtij parku është të krijojë një mjedis të vecantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Fokusi i tij është të nxisë investimet e vendase dhe të huaja si dhe të krijojë një territor me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar", tha Gonxhja. 

Realizimi i këtij projekti, synon tërheqjen e kompanive vendase e huaja,  apo startup-eve, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në territorin e këtij parku.
Veprimtaritë që do të zhvillohen në këtë park janë që nga Disenjim software-, analiza e kërkesave të sistemeve software, projektimi i arkitekturës dhe dizenjim i detajuar i këtyre sistemeve.

Në vendime të mëparshme, qeveria ka kaluar në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila do të zbatojë projektin, territorin ku do të ndërtohet parku teknologjik mbi 140 mijë m2, në Xhafzotaj të Durrësit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?