Më shumë se 230 hektarë me pisha në Parkun Kombëtar të Qafshtamës janë prekur nga procesionaria, ose siç quhet ndryshe insekti shkatërryes që shkatërron pyjet më këtë pemë, duke i çuar deri në tharjen e plotë të tyre. Prej vitesh kjo sëmundje është kthyer në problem kudo në Shqipëri, por këtë vit vërehet një rënie e ndjeshme e numrit të boçeve të pishave, karakteristikë ku ky insekt folezon.
Ky insekt ka vite që infekton pyjet në Qafshtamë, kryesisht në qarkun Durrës, por prek pyjet në të gjithë Shqipërinë. Kemi pas një fenomen që kemi arritur deri në 90% të pyjeve të dëmtimit të pishës së zezë prej procesionares. Në vitin 2019 pati një rritje masive të dëmtimit. Specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Abdulla Hasanaj flet mbi efektet që lë pas ky dëmtues biologjik dhe mundësitë e luftimit të sëmundje që shkatërron bimësinë e pyjeve në masë.
“Është bërë një luftim biologjik por deri më sot nuk ka dalë efektiviteti i plotë. Tani është koha e vegjitacionit të insektit, por, luftimi i këtij insektit që është problematik sidomos për pishën e zezë”, u shpreh ai.
Për inxhinerin e pyjeve, Hasanaj nevojite një investim nga ana e pushtetit vendor për luftimin mekanik të sëmundjes
“Kryesorja, duhet dhe investim për luftim mekanik për prerjen e qeskave të krijuara dhe djegia e tyre, për luftimin e kësaj sëmundje”, tha ai.
Procesionarja i rrëzon gjethet pemës, duke rrezikuar ciklin jetësor dhe duke e çuar bimën drejt tharjes së plotë. Në vitin 2000 pati një shtim të ndjeshëm të kë tij insekti, i cili preku masive të tëra me pisha nga Kruja deri te pyjet e parku kombëtar të Qafshtamës.