Turistë në Lumin e Vjosës

Sociale

Lumi i Vjosës, vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

25 Maj, 21:33| Përditesimi: 25 Maj, 21:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit i egër në Europë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Lumi i Vjosës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës.

“Në brigjet e lumit të fundit të egër në Europë, ku turistë nga çdo cep i botës dhe vendas të pasionuar pas aventurës gjejnë eksperiencën unike,” shkruan Rama, duke ndarë edhe imazhe nga aktivitetet turistike përgjatë Vjosës. 

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë është shpallur Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), më 15 mars 2023, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare. Vjosa është një Park Kombëtar unik për Shqipërinë po edhe për Europën, i cili e fut vendin tonë në një tjetër kategori të hartës turistike europiane.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?