Ekonomi

Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune

18 Shkurt, 10:21| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:54

  • Share

Krijimi  i rreth 5 mijë vendeve të reja pune për profesione të kualifikuara, dhjetëra bizneseve të huaja të specializuara në teknologji informacioni por edhe një hapësirë unike për biznese të reja në fushën e IT-së e deri tek ardhja në Shqipëri e ‘Nomadëve digjital’. K ëto janë synimet e qeverisë për projektin Durana Tech Park, që është zona e parë teknologjike në rajon që do të ndërtohet në Xhafzotaj.

“Parku teknologjik Durana sjell zhvillim ekonomik për Shqipërinë. Është një pol zhvillimi rajonal. Nga Durana presim të përfitojmë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar, transferim të dijeve si dhe kthim të start-up në biznese të mirëfillta që krijojnë mundësi punësimi dhe aftësimi”, tha sot Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja

Në një konferencë për mediat së bashku me Drejtoreshën e Koorporatës së Investimeve, Elira Kokona, Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar start-up-et të kthehen në biznese të qëndrueshme.

Krijimi i një zone ekonomike ku do zhvillohet vetëm biznes i përqendruar në teknologji i hap dyert Shqipërisë për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit.

“Durana është një projekt i debatuar. Është parku i parë tek teknologjik në Shqipëri, dhe përmes këtij parku synon të kthehet në lider rajonal në zhvillimin e teknologjive. Do tërheqim ata që duan të punojnë në park, por edhe për të jetuar në Shqipëri”, u shpreh Elira Kokona, drejtuese e Korporatës së Investimeve Shqiptare.

'Nga Durana presim të përfitojmë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar, transferim të dijeve si dhe kthim të start-up në biznese të mirëfillta që krijojnë mundësi punësimi dhe aftësimi', tha Gonxhja.

Aktualisht janë 50 kompani që kanë shprehur interes për të zhvilluar biznesin e tyre në Durana, duke përfituar lehtësi fiskale për deri 15 vite.

“Deri tani kanë shprehur interesin për të qenë biznese pjesë e Duranes 50 kompani. Ky park do të ofrojë mundësinë e biznesit me lehtësi të shumta fiskale.
Tatim mbi fitimet 0% për 15 vjet radhazi mbi të ardhurat e gjeneruara nga aktiviteti brenda parkut.
Përjashtim nga tatimi mbi pagat e punonjësve për 10 vjet për të gjithë personelin i angazhuar në kërkim dhe zhvillim, përfshirë edhe zhvilluesit.
Përjashtim nga TVSH-ja për mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park për prodhimin e produkteve inovative.
Përjashtim nga tatimi mbi ndikimin në infrastrukturë.
Përjashtim nga tatimi mbi pronat për 10 vjet për ndërtimet e ngritura brenda parkut.
Rimbursim pjesor shtetëror për kostot e trajnimit të personelit shkencor dhe teknik, sipas kritereve dhe procedurave të aprovuar nga qeveria. Procedura doganore të thjeshtuara: pèr Importin dhe eksportin e mallrave të nevojshme për zhvillimin e produkteve Inovative, sipas rregulloreve të Kodit Doganor TVSH 0% për mallrat shqiptare të furnizuara në park: për prodhimin e produkteve inovative, të cilat, sipas Legjislacionit të TVSH-së dhe doganor, trajtohen si eksport”, tha Kokona.

Kostoja e investimit nga fondet e buxhetit dhe donacionet do të jetë 20 milionë euro dhe do të ndërtohen 21 mijë metër katror ambiente për zyra. Ndërsa përfitimi i ekonomisë për 20 vitet e para përllogaritet në 3.2 miliardë euro.

Teknopark Durana do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 26 hektarësh në Xhafzotaj vetëm 9 km larg qytetit të Durrësit.  Kompanitë do të paguajnë vetëm tarifën për regjistrimin në këtë zonë ekonomike, që pritet të arrijë në 1% të xhiros vjetore për të ardhurat bruto të kompanisë.

Për këtë park Ministri i MEKI Blendi Gonxhja nënshkroi marrëveshjen me Korporatën e Investimeve Shqiptare për angazhimet e ndërsjella për ndërtimin, administrimin, menaxhimin, funksionimin, operimin dhe monitorimin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor ‘Durana Tech Park’.

Ky model mbështetës synon të tërheqë investime të huaja, të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit teknologjik dhe të nxisë transformimin e start-upeve në biznese të qëndrueshme, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi në vend.

INCENTIVAT QË I OFROHEN KOMPANIVE
- Tatim mbi fitimet: 0% për 15 vjet radhazi mbi të ardhurat e gjeneruara nga aktiviteti brenda parkut.
- Përjashtim nga tatimi mbi pagat e punonjësve: për 10 vjet për të gjithë personelin i angazhuar në kërkim dhe zhvillim, përfshirë edhe zhvilluesit. 
- Përjashtim nga TVSH-ja: për mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park për prodhimin e produkteve inovative.
- Përjashtim nga tatimi mbi ndikimin në infrastrukturë.
- Përjashtim nga tatimi mbi pronat: për 10 vjet për ndërtimet e ngritura brenda parkut.
- Rimbursim pjesor shtetëror: për kostot e trajnimit të personelit shkencor dhe teknik, sipas kritereve dhe procedurave të aprovuar nga qeveria.
- Procedura doganore të thjeshtuara: pèr Importin dhe eksportin e mallrave të nevojshme për zhvillimin e produkteve Inovative, sipas rregulloreve të Kodit Doganor.
- TVSH 0% për mallrat shqiptare të furnizuara në park: për prodhimin e produkteve inovative, të cilat, sipas Legjislacionit të TVSH-së dhe doganor, trajtohen si eksport.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?