Një ngrehinë e degraduar nga vitet e harresës, së shpejti do jetë gati për të na mikpritur në një shfaqje artistike për fëmijë, orë të hapur mësimore, leksion, bisedë mes miqsh, apo mbledhje pune.
Një projekt frymëzues i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës dhe profesor Klement Zoraqit nxiti që bisedka-teatër të merrte udhë.
Kanë mbetur dhe pak detaje, derisa ky vend i përzgjedhur me kujdes të nisë e të gëlojë nga fëmijë e të rritur frekuentues të parkut, fillimisht në zbatim të masave anti-COVID, me maska dhe pa grumbullime të mëdha e më pas duke shpresuar se do t'i rikthehemi normalitetit të mëparshëm.