Gazment Bardhi dhe Edi Rama, gjatë debatit dhe interpelancëse dje në Parlament

PS nuk ‘lëshoi’ Olta Xhaçkën, mandati s’dërgohet në Kushtetuese, Bardhi: Me votë politike të Edi Ramës, u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi! Puç kushtetues dhe regjim diktatorial

13 Shtator, 12:00| Përditesimi: 13 Shtator, 12:13

  • Share

Debatet e forta parlamentare gjatë ditës së djeshme në Kuvend, sidomos ato për mbetjet toksike dhe mandatin e Olta Xhaçkës, u shoqëruan edhe me akuza të rënda dhe përplasje verbale të opozitës ndaj ministrave dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Teksa mazhoranca refuzoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, nuk ka munguar sot (13 Shtator) reagimi i radhës nga PD. Ishte kreu i grupit, Gazment Bardhi, ai që ka goditur përsëri qeverinë dhe deputetët socialistë për votimin e djeshëm.

“Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit, duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale”, tha Bardhi.

Opozita kërkonte që Parlamenti të njihte dhe zbatonte vendimin e mëparshëm të Kushtetueses, duke votuar heqjen e mandatit të ish-ministres socialiste, por kjo nuk ndodhi.

“Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se Edi Rama tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK”, theksoi ligjvënësi demokrat.

Grupi Parlamentar i PD sipas tij, “dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për t’i dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij” dhe më tej shtoi se “garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor”.

“Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje, Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!”, përfundoi Bardhi deklaratën e tij.

Deputeti shkëmbeu dje nga seanca për interpelancë me kryeministrin Rama, akuza të rënda, teksa kryeministri iu përgjigj me batuta, duke i kujtuar edhe deklaratën e hershme të tij, se po të kthehej Berisha në PD, ai do dorëzonte mandatin e deputetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?