Eurodeputetja rumune 'alla Noka' bërtet duke ndërprerë fjalën e lideres liberale! Dëbohet jashtë, salla e fërshëllen (VIDEO)

18 Korrik, 12:58| Përditesimi: 18 Korrik, 15:20

  • Share

Një episod "alla shqiptar" ndodhi sot në Parlamentin Europian në Strasburg, gjatë seancës së sotme. Protagoniste është bërë deputetja rumune e partisë ultra të djathtë SOS Rumania, Diana Iovanovici.

Teksa në foltore mori fjalën liderja e liberalëve, Valerie Hayer, deputetja rumune u çua nga vendi, nxori një maskë dhe tregoi dy ikona të shenjta dhe thërriste: "Ne besojmë në Zot". Duke na kujtuar ndërhyrjet nga vendi që jemi mësuar të shohim përherë në Parlamentin tonë me deputetë të tipit Flamur Noka e Albana Vokshi e të tjerë të opozitës së Sali Berishës. 

Hayer iu drejtua Von der Leyen në fjalim që të bënte gjithçka është e mundur si kryetare e Komisionit Europian që të lejojë ndërprerjen e shtatëzanisë vullnetare duke e përfshirë në kartën e të drejtave themelore të BE-së. Kjo nuk është pritur mirë nga deputetja rumune që në atë moment u çua nga vendi duke thërritur me ikonat në duar.

Më pas, presidentja e PE-së Roberta Metsola ndërhyri dhe kërkoi që deputetja rumune të nxirrej nga salla. Nëpunësit e Europarlamentit e nxorën jashtë teksa eurodeputetët e tjerë duartrokitën këtë veprim. Asnjë nga eurodeputetët nuk u solidarizua me rumunen e zhurmshme dhe të pakuptueshme në shprehjen e qëndrimeve të saj. 

Deputetja rumune  nuk e përfundoi të bërtiturën e saj në parlament, më pas, para mediave ajo shpjegoi pikëpamjet e saj komplotiste, duke akuzuar Von der Leyen lidhur me pandeminë e Covid-19. ‘Ursula vrau njerëz gjatë pandemisë.

U varrosën 75 mijë rumunë. Ky është realiteti. Ata vranë njerëz gjatë pandemisë. Covid nuk ka ekzistuar kurrë, kurrë. Unë jam juriste dhe e di se ç’them. Ata vranë njerë’, u shpreh Diana Iovanovici. Asnjë nga europarlamentarët nuk u solidarizua me rumunen e zhurmshme në këtë fillim sesioni europarlamentar. Por në Europë, siç u duk dhe sot, nëse nuk respektohet rregullorja, askush nuk ta bën të gjatë për të nxjerrë jashtë. Cilido eurodeputet qoftë!

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 19/07/2024 00:54

    Kane 17 vjet qe i bien qylit me miliardat e investuara nga BE, mund te jetojne e punojne kudo ne BE, mund te aplikojne per benefite ne vendet me te pasura te BE-se, mund te shesin mallra e sherbime pa asnje kufizim ne BE, perceptohen si vend me shtet ligjor e stabilitet politik per shkak te anetaresimit ne BE, edhe e shprehin mirenjohjen duke u çjerre ne Parlamentin Europian. Lloji i kafshes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?