Politikë

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë, Balla: Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen

8 Korrik, 21:02| Përditesimi: 8 Korrik, 21:09

  • Share

1752001439_WhatsAppImage20250708at20.52.28.jpeg

Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimeve në Parlamentin Europian mbi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nesër me shumicë votash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian si edhe nga Komisioni Europian për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. 

Ai nënvizon se raporti i këtij viti e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon progresit në këtë proces.

“Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces,” shkruan Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, ai ka sqaruar se Kuvendi i ri, i cili nis punën më 10 shtator, do të jetë institucioni që do të adresojë këto çështje.

Raporti për Shqipërinë është hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder, i cili më herët ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Europian.”


Lajmi kryesor:

Raporti i PE për Shqipërinë, Marta Kos: Ruani pavarësinë e SPAK, ka rezultate të mira! Po ecni me ritëm të paparë drejt BE


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?